Kryesore » 2011 » Dhjetor » 19 » Fundi i Mbikëqyrjes
2:39 PM
Fundi i Mbikëqyrjes
Pavarësia e mbikëqyrur pritet të përfundojë deri më 1 dhjetor 2012. Një komision i posaçëm, me pjesëmarrje edhe të Zyrës Civile Ndërkombëtare do të punojë për ndryshimet kushtetuese, konform situatës së re.Katër vjet pas shpalljes së pavarësisë, Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë (ICO), pritet ta përmbyllë misionin e saj.Burime të gazetës "Express”, thonë se 1 dhjetori i vitit të ardhshëm është data e mundshme për të shënuar fundin e ICO-së, zyrë kjo që ka mbikëqyrur implementimin e Dokumentit të Presidentit Ahtisaari.Një zyrtar i lartë ndërkombëtar në vend, në kushte anonimiteti, ka treguar se në mbledhjen e ardhshme të Grupit Ndërkombëtar Drejtues (ISG) që mbahet në janar do të diskutohet kjo çështje."Aty pritet të aprovohen edhe konkluzionet se si do të ndodhë procesi i përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur”, ka thënë ai.Sipas tij, më 1 dhjetor 2012, ICO-ja nuk arrin t’i kryejë detyrat e saj,atëherë ato do t’iu barten institucioneve kosovare
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus