Kryesore » 2012 » Shkurt » 18
Që prej momentit të publikimit të këngës "High" nga Baba Stars, Facebooku u vërshua me montazha që e lidhin këtë fjalë me atë "Hajn" e që i dedikohej skenës politike të Kosovës.Tashmë gjithcka është shndërruar në një këngë, e tillë që e shpreh pakënqësinë e shumëkujt për politikën këtu. Teksti dhe montazha i tregojnë për "hajna" Thacin, Mustafën e Pacollin, flasin pr fakultetet e Vlora Citakut e tregojnë se si erdhi Atifetja në krye të Republikës. (io). ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-02-18

Më vendim të kryetarit të komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, njëkohësisht edhe kryetar i shtabit emergjent, dhe pas verifikimit të të gjitha shkollave dhe rrugëve që shpijnë deri te shkollat e kësaj komune- sërish është shtyrë procesi mësimor.
Në 17 shkollat fillore dhe tri shkollat e mesme të Komunës së Deçanit, procesi mësimor do të rifillojë me 27 shkurt.Kështu, shkollat në këtë komunë do të hyjnë në javën e tretë të ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-02-18

Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë duke marrë shkas nga shkrimi i gazetës "Shekulli" e cila shkruan se Topi dhe Rama nuk janë ftuar në ceremoninë e hapjes së kësaj ambasada, sqaron se Ambasada e Republikës së Kosovës në ceremonitë e organizuara prej saj ka ftuar të marrin pjesë të gjitha autoritetet më të larta të shtetit shqiptar. Më tej në këtë njoftim thuhet se përurimi i selisë së ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë dhe pritja me rasti ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-02-18

Për shkak të korrupsionit, Mercedes-Benz i ka anuluar kontratat për shitje të automjeteve për Qeverisë së Kosovës, nëpërmjet kontraktuesve që gjenden në vend. Tashti, nëse Qeveria dëshiron ta blej një veturë, duhet të negocioj direkt me shtabin e makinave luksoze në Gjermani, thonë nga Mercedes-Benz. 
Kontraktuesit e Mercedes-Benz në Kosovë, si DTBH GmbH, kanë mohuar vërtetësinë e raporteve në medias, duke thënë se ata vazhdojnë t’i shesin makina ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-02-18

Edhe katër vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dëshira e kosovarëve për të migruar në vende të ndryshme të botës nuk është zbehur, thonë qytetarët kosovarë. Ata konsiderojnë se vitet e shtetësisë, nuk e kanë ndryshuar gjendjen socio- ekonomike në Kosovë. Miloti Belegu, student në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se do të migronte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’u avancuar më tep ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-02-18

Shkatërrimi i pyjeve është bërë dukuri mjaftë shqetësuese në Kosovë. Zyrtarë të Agjencisë Pyjore të Kosovës, thonë se rreth 70 mijë lëndë janë dërguar në gjykata. Të rrezikuar janë madje edhe rojtarët, të cilët sivjet do të pajisen me armë.Sektori i pylltarisë, mbetet ndër sfidat e punës së Ministrisë së Bujqësisë, por edhe të komunave. Ndonëse është thënë se ka pasur mjaftë investime në këtë sektor, megjithatë, situata mbetet shumë e rë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-02-18

Pas disa muajsh pengesa mundësohet sërish liria e lëvizjes për EULEX në veri të Kosovës, në bazë të një marrëveshjetë arritur më 24 janar.Mediat serbe shkruajnë se është arritur një marrëveshje në takimin e liderëve serbë të veriut të Kosovës dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare.Sipas kësaj marrëveshjeje palët kanë rënë dakort që misioni i BE-së të mund lëvizë nëpër rrugë tokësore, deri të pikëkalimet kufitare në Bërnjak, të komunës së Zubin Potokut dhe Jar ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-02-18

"Gëzuar përvjetorin e pavarësisë me një gotë fara”, kështu kremtonin të premten kosovarët në sheshin kryesor të Prishtinës "Nënë Tereza”, përvjetorin e katërt të shtetësisë. Ata qerasnin veten dhe miqtë me nga një gotë fara, me një çmim prej 25 centëve, duke parë të pranueshëm për xhepin financiar të tyre, larg verërave e që në këtë kremte mbushen gotat e qeveritarëve nëpër holle të hoteleve që ata shtruan për udhëheqës e të ftuar në shenjë kremtimi të p ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-02-18

Pa një diskutim të hapur mbi të kaluarën, pa një pajtim serioz mes shoqërive nuk do të mund të fitohet një e ardhme paqësore, ka thënë gazetari i të përditshmes "Tageszeitung”, Erich Rathfelder, autor i librit "Kosova, historia e një konflikti”.
Ai ka kërkuar nga politikanët në Kosovë t’i shërbejnë shtetit, shoqërisë së tyre e jo familjeve apo klaneve."Kjo vetëdije duhet ende të zhvillohet në Kosovë. Pa këtë vetëdije nuk ka të ardhme dhe nuk ka liri”, ka ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-02-18

Në katërvjetorin e shpalljes se Pavarësisë së Kosovës, Murat Jashari ka pritur e përcjellë të gjithë ata që ia kanë mësyrë Kullës së familjes së tij. Teksa ka folur për 4 vitet e shtetësisë së Kosovës, dhe nuk ka ngurruar të kritikojë klasën politike të vendit, së cilës, sipas tij "i janë konsumuar politikat dhe shterur kapacitetet”. Ai i ka porositur udhëheqësit që para se të përmbyllet procesi i pavarësisë se mbikëqyrur të zgjidhen problemet në veriun e Koso ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-02-18

Gjatë muajit janar të këtij viti janë regjistruar azilkërkues nga Maqedonia në shtetin e Zvicrës. Sipas Byrosë Federale për Migracion në Bern, gjatë muajit janar është shënuar rritja e kërkesave të azilkërkuesve nga rajoni i Ballkanit, përfshirë edhe Maqedoninë. Gjatë janarit janë regjistruar mbi 2650 kërkesa për azil, me ç`rast nga Maqedonia janë 145 azilkërkues, Serbia 315 si dhe vendet e tjera afrikane dhe aziatike. Serbia radhitet në vendin e dytë për ng ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-02-18