Kryesore » 2012 » Shkurt » 18 » Korrupsioni në Kosovë: Rasti Mercedes-Benz!
5:06 PM
Korrupsioni në Kosovë: Rasti Mercedes-Benz!
Për shkak të korrupsionit, Mercedes-Benz i ka anuluar kontratat për shitje të automjeteve për Qeverisë së Kosovës, nëpërmjet kontraktuesve që gjenden në vend. Tashti, nëse Qeveria dëshiron ta blej një veturë, duhet të negocioj direkt me shtabin e makinave luksoze në Gjermani, thonë nga Mercedes-Benz. 
Kontraktuesit e Mercedes-Benz në Kosovë, si DTBH GmbH, kanë mohuar vërtetësinë e raporteve në medias, duke thënë se ata vazhdojnë t’i shesin makina institucioneve, si dhe individëve.
Por, prodhuesi gjerman e ka konfirmuar këtë vendim për SETimes."Ne kemi vendosur të bëjmë biznes me institucionet qeveritare... vetëm përmes transaksioneve direkte, me një numër shtetesh, përfshirë këtu edhe Kosovën", ka thënë zyrtari i lartë ligjor i Daimler AG, kompani kjo që prodhon makinat Mercedes-Benz.Këtë vit, Qeveria e Kosovës ka ndarë 3 milionë euro për blerjen e automjeteve, përkundër premtimit të kryeministrit Hashim Thaçi për të reduktuar në mënyrë drastike shpenzimet e automjeteve."Transparency International” e ka vënë Kosovën në vendin 112, nga gjithsej 183 shtete, në listën e saj të korrupsionit në botë, duke rënë për dy pikë më poshtë nga një vit më parë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus