Kryesore » 2012 » Shkurt » 18 » S’është kjo Kosova për të cilën u sakrifikuam
11:17 AM
S’është kjo Kosova për të cilën u sakrifikuam
Në katërvjetorin e shpalljes se Pavarësisë së Kosovës, Murat Jashari ka pritur e përcjellë të gjithë ata që ia kanë mësyrë Kullës së familjes së tij. Teksa ka folur për 4 vitet e shtetësisë së Kosovës, dhe nuk ka ngurruar të kritikojë klasën politike të vendit, së cilës, sipas tij "i janë konsumuar politikat dhe shterur kapacitetet”. Ai i ka porositur udhëheqësit që para se të përmbyllet procesi i pavarësisë se mbikëqyrur të zgjidhen problemet në veriun e Kosovës.Ka thënë se iu gëzohet arritjeve të shtetit, por mendon se ka mundur të bëhet shumë më shumë. Pavarësinë e Kosovës Murat Jashari, përfaqësues i familjes së madhe Jashari nga Prekazi, e vlerëson si arritje të madhe në saje të sakrificave të shumë brezave ndër dekada e shekuj. Por shton se pritjet kanë qenë shumë më të mëdha,qoftë në mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për njohje të reja, qoftë për ndryshime të tjera pozitive në Kosovë."Kemi mundur të punojmë shumë më shumë në sferën e shëndetësisë, arsimimit, gjyqësorit, etj., sepse nëse një popull nuk është i arsimuar dhe i shëndetshëm, kurse ata që e shkelin ligjin nuk e marrin dënimin e merituar, lë shumë për të dëshiruar”, ka deklaruar Jashari.

Situata në të cilën gjenden sot qytetarët e Kosovës, sidomos ajo e perspektivës së tyre, atij i përngjan në situatën që në Kosovë mbretëronte në fund të viteve ‘80, kur shumica e shqiptarëve u dëbuan nga institucionet e nga puna dhe kur populli ishte lodhur aq shumë sa që zgjidhjen e gjente duke ikur nga vendi për të shkuar në vende të ndryshme të botës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus