Kryesore » 2012 » Shkurt » 18 » EULEX-it sërish në veri të Kosovës
11:49 AM
EULEX-it sërish në veri të Kosovës
Pas disa muajsh pengesa mundësohet sërish liria e lëvizjes për EULEX në veri të Kosovës, në bazë të një marrëveshjetë arritur më 24 janar.Mediat serbe shkruajnë se është arritur një marrëveshje në takimin e liderëve serbë të veriut të Kosovës dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare.Sipas kësaj marrëveshjeje palët kanë rënë dakort që misioni i BE-së të mund lëvizë nëpër rrugë tokësore, deri të pikëkalimet kufitare në Bërnjak, të komunës së Zubin Potokut dhe Jarinjë, të komunës së Leposaviqit, me kusht që të mos bartin në automjetet e tyre doganierët shqiptarë. Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e misionit të BE-së në Prishtinë Irina Gudeleviq.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus