Kryesore » 2012 » Shkurt » 18 » 70 mijë padi ndaj dëmtuesve të pyjeve
12:55 PM
70 mijë padi ndaj dëmtuesve të pyjeve
Shkatërrimi i pyjeve është bërë dukuri mjaftë shqetësuese në Kosovë. Zyrtarë të Agjencisë Pyjore të Kosovës, thonë se rreth 70 mijë lëndë janë dërguar në gjykata. Të rrezikuar janë madje edhe rojtarët, të cilët sivjet do të pajisen me armë.Sektori i pylltarisë, mbetet ndër sfidat e punës së Ministrisë së Bujqësisë, por edhe të komunave. Ndonëse është thënë se ka pasur mjaftë investime në këtë sektor, megjithatë, situata mbetet shumë e rëndë, sa i përket dëmtimit të pyjeve në Kosovë. Ahmet Zejnullahu, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë Pyjore të Kosovës, tha për Radio Kosovën se rreth 70 mijë lëndë janë dërguar në gjykata, por shpreh pakënaqësi me azhuritetin e tyre."Kemi pasur edhe ndëshkime që mund t`i quajmë qesharake, ku ndëshkimi ka qenë me i vogël sesa masa e vlerës drurore. Pra, ndëshkimet e vogla janë stimulim i mirë për prerësit ilegalë që ata të veprojnë edhe në të ardhmen në atë mënyrë”, thotë Zejnullahu.Faktorë tjetër, që do të ndikonin në parandalimin e dëmtimit të pyjeve, sipas Zejnullahut, është edhe shtimi i numrit të rojtarëve. Një rojtar duhet të ruaj deri në 1000 hektarë, gjë që është e pa mundur të kontrollohet gjithë ai terren. "Duke pasur parasysh që Kosova ka rreth 288 mijë hektarë me pyje shtetërore, atëherë është e domosdoshme që t`i kemi së paku 290 roje të pyjeve. Aktualisht vendi ynë ka vetëm 205 rojtarë që nuk është numër i mjaftueshëm për t`i mbrojtur sipërfaqet e përgjithshme të pyjeve”. Pyjet kualitative janë më shumë të sulmuara për shkak të efektit dhe llogarisë ekonomike, ndërkaq, rajoni i Dukagjinit është më i dëmtuari në këtë aspekt. Përfaqësues nga sektorë të ndryshëm të institucioneve qendrore dhe lokale janë mobilizuar për mbrojtjen dhe rritjen e kontributit të pyjeve në ekonominë e përgjithshme. Për këtë në janar të këtij viti është themeluar edhe Bordi për Menaxhimin e Pyjeve. Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë, në Kosovë sipërfaqja e përgjithshme e tokave pyjore është rreth 464 mijë hektarë. Prej tyre, rreth 278 mijë hektarë, janë pyje publike, ndërsa rreth 186 mijë të tjera i takojnë sektorit privat.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus