Kryesore » 2012 » Shkurt » 18 » Azilkërkues nga Maqedonia në Zvicër
11:14 AM
Azilkërkues nga Maqedonia në Zvicër
Gjatë muajit janar të këtij viti janë regjistruar azilkërkues nga Maqedonia në shtetin e Zvicrës. Sipas Byrosë Federale për Migracion në Bern, gjatë muajit janar është shënuar rritja e kërkesave të azilkërkuesve nga rajoni i Ballkanit, përfshirë edhe Maqedoninë. Gjatë janarit janë regjistruar mbi 2650 kërkesa për azil, me ç`rast nga Maqedonia janë 145 azilkërkues, Serbia 315 si dhe vendet e tjera afrikane dhe aziatike. Serbia radhitet në vendin e dytë për nga numri i kërkesave pas Eritresë. Gjatë muajit dhjetor mbi 115 shtetas të Maqedonisë gjithashtu kanë aplikuar për statusin e azilit në Zvicër. Autoritetet zvicerane kanë shprehur shqetësime lidhur me trendin e rritjes së kërkesave të azilit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që përfituan heqjen e vizave. (INA)
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus