Kryesore » 2012 » Shkurt » 18 » Mungesa e Topit dhe Ramës, reagon ambasada e Kosovës
5:29 PM
Mungesa e Topit dhe Ramës, reagon ambasada e Kosovës
Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë duke marrë shkas nga shkrimi i gazetës "Shekulli" e cila shkruan se Topi dhe Rama nuk janë ftuar në ceremoninë e hapjes së kësaj ambasada, sqaron se Ambasada e Republikës së Kosovës në ceremonitë e organizuara prej saj ka ftuar të marrin pjesë të gjitha autoritetet më të larta të shtetit shqiptar. Më tej në këtë njoftim thuhet se përurimi i selisë së ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë dhe pritja me rastin e katër vjetorit të pavarësisë së Kosovës janë organizuar nga ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, ndërsa ceremonia e përurimit të rrugës 'Ibrahim Rugova' ka qenë kompetencë e Bashkisë së Tiranës
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus