Kryesore » 2012 » Dhjetor » 19
Grupi i Ekspertëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kritikuar kryeministrin Thaçi se po rrit në masë të madhe numrin e të punësuarve në institucione duke i punësuar militantët e partisë së tij, raporton KTV. Avdullah Hoti nga kjo parti ka thënë se nga viti 2010, Thaçi punësoi 5,612 militantë në administratë dhe abuzoi me 11.3 milion euro përmes mini qeverisë brenda kabinetit të tij. LDK vlerëson se Thaçi po keqpërdor taksat e qytetarëve duke punësuar militantë të P ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-19

Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur gjatë këtij viti është ballafaquar me mjaft sfida, sepse puna për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur tashmë është në fazën kur gjurmohen rastet më të vështira, për të cilat mungojnë informacionet. Kështu u vlerësua në mbledhjen e këtij komisioni, për të cilën u tha se është e fundit e këtij viti.Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, tha se me gjithë rezultatet e arritura në punën e këtij kom ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-19

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme e BE-së, Catherine Ashton është e kënaqur me rezultatet e arritura në grupet punuese për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), në të cilat të dy palët janë marrë vesh për çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e IBM-së, ka thënë zëdhënësi i Ashtonit.Në njoftim thuhet se puna teknike në lidhje me këto çështje do të vazhdojë më 10 janar, në kuadër të përgatitjeve për takimin në mes të kryeministrit Ivica Dacic dhe Hashi ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-19

Më shumë se 33 mijë qytetarë të Kosovës, nga viti 2009 e deri në dhjetor të vitit 2012, janë pajisur me pasaporta të shtetit të Serbisë. Këto janë të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilat ka arritur t’i sigurojë gazeta "Zëri”. Sipas këtyre të dhënave, thuajse të gjithë aplikuesit për pasaporta serbe janë të nacionalitetit shqiptar."Kjo llogaritje përfshin kohën prejse Serbia ka përfituar liberalizmin e vizave nga Bashkimi Evropian, e deri m ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-19

Kryetari i Prishtinës, njëherësh edhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka pritur në një takim shefin e ri të misionit të OSBE-së në Prishtinë, ambasadorin Jean-Claude Schlumberger, me të cilin ka diskutuar për ecuritë politike në vend, me theks të veçantë, punët që po bëhen në reformën kushtetuese dhe zgjedhore.Në këtë takim, kryetari Mustafa ka falënderuar ambasadorin Schlumberger për kontributin e OSBE që ka dhënë dhe po jep në demokratizimin e shoqërisë. ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-19

Pas skadimit të afatit të paraburgimit, Prokuroria Speciale pritet të kërkojë edhe dy muaj paraburgim për deputetin Fatmir Limaj dhe për tre të tjerët.Sipas Koha Ditore, Supremja ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për mbrojtje të ligjshmërisë më 12 dhjetor. Të martën u është dërguar aktgjykimi i marrë nga pesë gjyqtarë, tre të EULEX-it dhe dy vendës.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-19

Të paktën 18 persona janë lënduar nga aksidentet e orëve të fundit në Kosovë. Policia e Kosovës njofton se për shkak të shpejtësisë së papërshtashme me kushtet e rrugës, 12 persona u lënduan në një aksident të vetëm në Podujeve, kur u përplas një automjet audi me një furgon. Aksidenti tjetër ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një drejtues automjeti BMW ka goditur dy këmbësorë të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore.Kurse, në fshatin Sojevë të Ferizaj ka ndodhur një ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-19

Kosovarët vazhdojnë të jenë më të varfrit e rajonit ku të ardhurat për frymë është diku 37 apo 38% më i ulët sesa në Shqipëri që është e dyta.Në raportin e Bankës Botërore për ekonominë në Evropën Juglindore thuhet se rritja ekonomike në Kosovë pritet të jetë më e lartë në rajonin e Evropës Juglindore. Agim Demukaj, ekonomist në Bankën Botërore, tha se fatkeqësisht nuk ka ndërruar për të mirë ambienti ekonomik në botë dhe në Evropë, në mënyrë që Kosova të përf ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-19

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë për të përditshmen prestigjioze turke "Hürriyet”, ka thënë se Kosovën tashmë e kanë njohur pothuajse gjysma e shteteve anëtare të OKB-së.Ministri Hoxhaj në intervistë ka bërë të ditur se Kosova synon të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara dhe se një hap të tillë strategjik do ta ndërmarrë pas bisedave me miqtë dhe partnerët e saj."Këtë vit, çdo muaj kemi pranuar nga një njohje nga vende të ndryshme të botës. N ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-19