Kryesore » 2012 » Dhjetor » 19 » Mustafa kërkon më shumë vëzhgues në zgjedhjet e ardhshme
3:23 PM
Mustafa kërkon më shumë vëzhgues në zgjedhjet e ardhshme
Kryetari i Prishtinës, njëherësh edhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka pritur në një takim shefin e ri të misionit të OSBE-së në Prishtinë, ambasadorin Jean-Claude Schlumberger, me të cilin ka diskutuar për ecuritë politike në vend, me theks të veçantë, punët që po bëhen në reformën kushtetuese dhe zgjedhore.Në këtë takim, kryetari Mustafa ka falënderuar ambasadorin Schlumberger për kontributin e OSBE që ka dhënë dhe po jep në demokratizimin e shoqërisë. Mustafa ka kërkuar nga ambasadori Schlumberger një angazhim shtese të OSBE-së në proceset në Kosovë, sidomos kur është fjala për reformën zgjedhore dhe organizimin e zgjedhjeve të reja.Ai ka kërkuar nga ambasadori Schlumberger që OSBE të angazhoj një numër me të madhe të vëzhguesve në zgjedhjet e ardhshme, pasi që siç tha kryetari Mustafa, angazhimi me i madh i OSBE me vëzhgues në këto zgjedhje do të ndikonte në zvogëlimin e manipulimeve dhe si rezultat zgjedhjet do të ishin me kredibile dhe me të pranueshme për të gjitha subjektet politike në vend.

Nga ana e tij, ambasadori Schlumberger, tha se OSBE do të përkrah këto proces në çfarëdo forme që është e mundshme, ndërkohë që tha se është në dorën e liderëve politik që të punojnë më shumë në përfundimin e çështjeve që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore dhe kushtetuese.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus