Ka vazhduar edhe sot procesi gjyqësor "Bllaca 2”. Dëshmitari bashkëpunues Nazim Bllaca në procesin kundër Sadik Abazit dhe të tjerëve, është ballafaquar me deklaratat e tij të dhëna gjatë fazës së hetimeve. Ai ka thënë të jetë takuar me kryeministrin Thaçi por nuk ka qartësuar se a ishin këto takime direkte, por ka thënë të kenë ndodhur nëpër tubime përkujtimore, njofton KTV. I pyetur nga avokati mbrojtës i Shaban Sylës për arsyen e takimit me Rasim Selmanajn e
... Lexo më shumë»
Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian (Coreper), kanë finalizuar sot tekstin e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave, i cili përmban një sërë kushtesh që institucionet e Kosovës duhet t`i plotësojnë në mënyrë që kosovarët të lëvizin pa viza në Zonën Schengen. Kjo është bërë e dituar nga Komisionerja për Çështje të Brendshme e Unionit, Cecilia Malmstrom."Jam shume e lumtur që sot u miratua Udhërrëfyesi për Liberalizimin e vizave
... Lexo më shumë»
Banorë serb kanë sulmuar paradite me gurë dhe sende të tjera të forta një automjet të policisë së EULEX-it në Zubin Potok. Sipas RTK, automjeti policor është rrethuar nga banorët serbë në qendër të qytetit, të cilët fillimisht e kanë spërkatur me bojë dhe më pas e kanë qëlluar me gurë. Nuk raportohet per ndonje të lënduar, të paktën deri tani, nuk ka pasur as persona të arrestuar lidhur me këtë ngjarje. Ngjarja e së mërkurës vjen pas asaj të së martës, kur qindra b
... Lexo më shumë»
Kryeministri Hashim Thaçi javën tjetër do të niset për në Japoni për një vizitë katërditore. Shefi i diplomacisë japoneze ka thënë sot se kryeministri Thaçi do të takohet me kryeministrin japonez Yoshihiko Noda dhe personalitete tjera. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është ftuar për një vizitë katërditore në Japoni nga homologu i tij, kryeministri Yoshihiko Noda. Thaçi do të fillojë vizitën në Tokio më 6 qershor gjatë të cilës do të takojë kre
... Lexo më shumë»
Ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian sot në Bruksel do të fillojë "Dialogu i strukturuar për sundim të ligjit në Kosovë". Siç pritet çështje kryesore do të jenë gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Delegacioni i Kosovës i drejtuar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, do të debatojë me Komisionarin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, komisionaren për Punë të Brendshme, Sesilia Malmstrom dhe përfaqës
... Lexo më shumë»
Lëvizja Vetëvendosje gjatë një konferencë për media ka dalë me strategjinë e saj për reformën e sistemit pensional, e cila, sipas drejtuesve të saj, gjatë implementimit pesëvjeçarë do të bëjë që pensionet të arrijnë në mbi 270 euro.Këtë reformim ata e kanë mbështetur në shtatë pika, ku ndër to janë edhe shtimi i kontributeve shtesë dhe pastrimi i listave të pensionistëve.
Plaku 71-vjeçar, B. Bujari nga fshati Duhël i Suharekës, ka pësuar keq kur ishte munduar t’i ndalë tre persona, që po prisnin dru në malin e tij. Ai është rrahur deri në alivanosje. Policia e cila ka dalë në vendngjarje ka gjetur së dëshmi dhëmbët që ia kishin thyer hajnat.Policia në Prizren ka njoftuar se derisa B. Bujari (1941), po ruante bagëtinë në afërsi të fshatit, kishte dëgjuar se dikush po priste dru me sëpatë në pyllin e tij. Ai është afruar të shihte
... Lexo më shumë»
Dy menaxherë shqiptarë të Aeroportit të Prishtinës janë shkarkuar nga vendet e tyre të punës nga menaxhmenti turk i kompanisë "Limak”.Sylejman Zeneli, shef i sigurimit në Aeroport, dhe Fahri Alaj, menaxher i sektorit të skenimit, janë larguar nga vendet e tyre të punës me arsyetimin se nuk kanë kryer punët e tyre, por një gjë të tillë e mohojnë këta të fundit, ku, sipas tyre, vendimi për largimin e tyre nga puna është i kurdi
... Lexo më shumë»
Shefi Task-Forcës kundër korrupsionit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, prokurori Nazmi Mustafi, i arrestuar muaj më parë nën dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit, përmes një letre të siguruar nga Telegrafi, ka kërkuar nga politikanëve dhe deputetëve boshnjakë në Kuvendin e Kosovës ta mbrojnë, siç ka thënë ai, nga torturimi që po bëhet duke e mbajtur pa fakte në paraburgim. "Fillimisht ju përshëndes dhe kërkoj nga ju që të ndani pak koh
... Lexo më shumë»
Pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq se ai nuk do të takohej kurrë me kryeministrin Thaçi, ka reaguar zv/kryeministri Hajredin Kuçi. "Qasja e takimeve të mundshme ndërmjet liderëve nuk do të jetë individuale, por është qasje institucionale”, ka theksuar Kuçi.Sipas tij, për hir të përgjegjësisë shtetërore, Nikoliq duhet të heqë dorë nga mentaliteti totalitar.
Nazim Bllaca, dëshmitari bashkëpunues, është pyetur për veprimtarinë e SHIK’ut, lidhjeve të tij me këtë shërbim, biznesin e pasluftës dhe shumëçka tjetër. Seanca e së martës është karakterizuar me ngritje nervash, tonesh e gati deri në ofendime, ndërmjet Bllacës dhe avokatit Tahir Rrecaj.Se kujt i ka raportuar Shërbimi Informativ i Kosovës, duhet të pyetet Hashim Thaçi.Kështu është përgjigjur Nazim Bllaca, të martën, në seancën gjyqësore, ku është marrë në pyetj
... Lexo më shumë»
Policia e EULEX-it ka arrestuar të martën gjashtë persona, gjatë një hetimi të bërë në parandalimin e krimit të organizuar. Sipas burimeve jozyrtare, disa nga personat e arrestuar janë bashkëpunëtorë të njërit prej krerëve të kontrabandës në veri, Zvonko Veselinoviq. "Policët dhe zyrtarët doganorë të EULEX-it kanë konfiskuar materiale të ndryshme gjatë kërkimeve në disa ambiente private dhe të biznesit, përfshirë pika karburanti, në gjithë Kosovën”, thuhet në
... Lexo më shumë»