Kryeministri Hashim Thaçi javën tjetër do të niset për në Japoni për një vizitë katërditore. Shefi i diplomacisë japoneze ka thënë sot se kryeministri Thaçi do të takohet me kryeministrin japonez Yoshihiko Noda dhe personalitete tjera. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është ftuar për një vizitë katërditore në Japoni nga homologu i tij, kryeministri Yoshihiko Noda. Thaçi do të fillojë vizitën në Tokio më 6 qershor gjatë të cilës do të takojë krerët më të lartë të shtetit japonez dhe personalitete tjera, njofton KosovaTimes. Këtë e ka konfirmuar sot për mediat japoneze, Ministri i Jashtëm, Koichiro Gemba. "Kjo është vizita e parë e një kryeministri të Kosovës në Japoni”, ka thënë Gemba, në një konferencë për shtyp, të mërkurën.
"Kjo vizitë do të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve tona”, ka theksuar Shefi i diplomacisë japoneze.
Japonia është ndër shtetet që ka ndihmuar më së shumti Kosovën, sidomos në vitet e para të pasluftës.
Ky shtet e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 18 mars, 2008. Më vonë janë vendosur marrëdhëniet diplomatike dhe Kosova ka hapur ambasadën në Tokio.
Në Prishtinë është hapur Zyra Diplomatike japoneze dhe është vendosur Agjencia Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar (JICA).
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus