Kryesore » 2012»Maj»30 » Thaçi e Nazim Bllaca ishin takuar pas luftës
9:50 PM
Thaçi e Nazim Bllaca ishin takuar pas luftës
Ka vazhduar edhe sot procesi gjyqësor "Bllaca 2”. Dëshmitari bashkëpunues Nazim Bllaca në procesin kundër Sadik Abazit dhe të tjerëve, është ballafaquar me deklaratat e tij të dhëna gjatë fazës së hetimeve. Ai ka thënë të jetë takuar me kryeministrin Thaçi por nuk ka qartësuar se a ishin këto takime direkte, por ka thënë të kenë ndodhur nëpër tubime përkujtimore, njofton KTV. I pyetur nga avokati mbrojtës i Shaban Sylës për arsyen e takimit me Rasim Selmanajn e Avdyl Mushkolajn e AAK-së, Bllaca ka mohuar që këtë ta ketë bërë për të kërkuar ndonjë mbështetje nga partia e Haradinajt që ai të dalë publikisht. Avokati Tahir Rrecaj, ia ka përmendur 16 emra Bllacës, duke kërkuar nga ai të përgjigjet se a iu ka atyre borxhe. Disa nuk i ka njohur fare, Agim Kastratit e Shpresim Ukën ka thënë t’u ketë para borxh, e të tjerëve jo. "Ka presion të fuqishëm që të kryhet ky rast me kohë, për këtë po duhet të caktoj kaq shumë seanca”, ka thënë kryetari i trupit gjykues Tomasen
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus