Kryesore » 2012 » Maj » 30 » Sulmohet makina e EULEX-it në Zubin Potok
8:57 PM
Sulmohet makina e EULEX-it në Zubin Potok
Banorë serb kanë sulmuar paradite me gurë dhe sende të tjera të forta një automjet të policisë së EULEX-it në Zubin Potok. Sipas RTK, automjeti policor është rrethuar nga banorët serbë në qendër të qytetit, të cilët fillimisht e kanë spërkatur me bojë dhe më pas e kanë qëlluar me gurë. Nuk raportohet per ndonje të lënduar, të paktën deri tani, nuk ka pasur as persona të arrestuar lidhur me këtë ngjarje. Ngjarja e së mërkurës vjen pas asaj të së martës, kur qindra banorë serbë në veri të Kosovës u mbledhën në Rudarë të Zveçanit, për të penguar heqjen e barrikadës prej betoni në këtë zonë. Komandanti i njësisë ushtarake, Joseph Lynch zhvilloi bisedime me serbët e pranishëm në tentativë për t’i bindur ata që të hapnin rrugën, por ata refuzuan. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus