Kryesore » 2012»Maj»30 » Suharekë: 71 vjeçar-it të rrahur ja gjejnë dhëmbët në mal
1:48 PM
Suharekë: 71 vjeçar-it të rrahur ja gjejnë dhëmbët në mal
Plaku 71-vjeçar, B. Bujari nga fshati Duhël i Suharekës, ka pësuar keq kur ishte munduar t’i ndalë tre persona, që po prisnin dru në malin e tij. Ai është rrahur deri në alivanosje. Policia e cila ka dalë në vendngjarje ka gjetur së dëshmi dhëmbët që ia kishin thyer hajnat.Policia në Prizren ka njoftuar se derisa B. Bujari (1941), po ruante bagëtinë në afërsi të fshatit, kishte dëgjuar se dikush po priste dru me sëpatë në pyllin e tij. Ai është afruar të shihte se ç’po ndodhte dhe ka takuar tre persona që po vidhnin dru në pronën e tij.Pasi 71-vjeçari kishte shprehur pakënaqësi dhe kishte filluar që në një rrasë guri të shënonte numrat e targës së "furgonit” të bardhë të vjedhësve të malit, ata e kanë sulmuar me sëpatë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Më pas kanë ikur në drejtim të panjohur. Bariu i moshuar ka mbetur i alivanosur në vendin e ngjarjes dhe vetëm më vonë është kthjellur dhe ka arritur që të zvarritet gjerë në breg të rrugës. Kalimtarë të rastit e kanë dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Suharekë, e më pas në Spitalin Rajonal në Prizren.
"Dy dhëmbë të plakut B. Bujari nga fshati Duhël janë gjetur nga policia e Suharekës e cila ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes me rastin e sulmit që i është bërë nga tre të dyshuar të pa njohur të cilët po vidhnin dru në pyllin e viktimës”, ka njoftuar zëdhënësi i policisë, Hazir Berisha.
Sipas mjekëve nga spitali, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është ndalur për trajtim mjekësor. Polica ka nisur hetimin e rastit të cilin e kualifikon si sulm me lëndime të rënda.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus