Persona të paidentifikuar kanë sulmuar në orët e para të ditës së hënë zyrat e lëvizjes "Fol” në Prishtinë, të cilat kanë pësuar dëme materiale. Lajmin e ka bërë të ditur vetë lëvizja, e cila përmes një njoftimi për shtyp ka saktësuar se dëmtime kanë pësuar dritaret dhe porta hyrëse e zyrave. Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes janë thirrur agjentët e policisë, të cilët pas ekspertizave të kryera kanë arritur në përfundimin se nuk ka pasur vjedhje të materialeve. Lëvizj
... Lexo më shumë»
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me një tubim mbajtur në "Bill Clinton" ka hapur fushatën parazgjedhore, duke i dhënë mbështetje të fuqishme kandidatit të saj për kryetar komune, Agim Aliu. Lideri i PDK-së, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ky mandat është i PDK-së, prandaj edhe fitorja do t'i takojë partisë që drejton, ndërsa ka premtuar mbështetje të fuqishme për "Ferizajn evropian" dhe kryetarin që do të legjitimohet
... Lexo më shumë»
Sistemi gjyqësor në Kosovë lë shumë për të dëshiruar edhe pse e kanë kontrolluar ndërkombëtarët. Kështu tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një ligjëratë me temë ”Kosova dhe Qeverisja Demokratike”, në Kolegjin "Universum” në Prishtinë. Ai shprehu edhe zhgënjimin e tij ndaj punës së EULEX-it."Unë jam i zhgënjyer me EULEX-in në Kosovë. EULEX-i ka bërë më shumë paradë në mbrojtje të ligjit sesa që e ka mbrojtur ligjin. Sistemi i drejtësisë e nd
... Lexo më shumë»
Reklama: "Kosovarët therin zviceranin", ka bërë që disa anëtarë të SVP-së të hetohen penalisht mbi dyshimet për racizëmReklama propaganduese nëpër gazeta vitin e kaluar në kuadër të fushatës së SVP-së kundër imigracionit masiv me titullin: "Kosovarët therin zviceranin", ka bërë që disa zyrtarë të lartë të këtij subjekti politik të hetohen penalisht mbi dyshimet për racizëm.Prokuroria e Cyrihut ka konfirmuar se po i zhvillon hetimet ndaj Komisionit të Iniciativës së SV
... Lexo më shumë»
Një shqiptar nga Mitrovica e ka goditur me makinën e tij një serb, i cili bashkë me serbë të tjerë po bllokonte rrugën e kalimit në barrikadën e vendosur në fshatin Zupc.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Besim Hoti ka konfirmuar për mediat serbe se më pas serbët e kanë maltretuar shqiptarin, të cilit ia kanë dëmtuar makinën.Siapas Hotit incidenti ka ndodhur kur shoferi që drejtonte veturën ka kaluar nëpër barrikadën në Zupc dhe më pastaj ka
... Lexo më shumë»
Ish-Presidenti Fatmir Sejdiu dhe ish-ushtruesi i detyrës në këtë post, Jakup Krasniqi, pas tre muajsh mund të përballen me drejtësinë. Dyshimet për falje të burgut, dhuruar të dënuarve për vrasje e dhunime, ka mundësi t’i ballafaqojë me ligjin. Burime të Expressit thonë se këto ditë ka filluar mbledhja e informacioneve nga zyrtarët e shërbimit korrektues dhe në Ministrinë e Drejtësisë. E nëse gjinden të dhëna, hetimet do të vazhdojë deri në Presidencë. Fatmir Sejdiun
... Lexo më shumë»
Qiproja është një vend "gjysmak” me një mori probleme që është pranuar nga Brukseli si anëtare e saj. Sidoqoftë, shteti ishull që gjysma e territorit udhëhiqet nga grekët qipriotë dhe gjysma tjetër, e papranuar ndërkombëtarisht, nga turqit qipriotë, po arrin të ndryshojë politikat e gjithë Bashkimit Evropian."Zëri” ka mësuar se Qeveria e Kosovës është e shqetësuar me insistimin e Qipros, deri më tash të suksesshëm, që gjatë dialogut me Kosovën për liberalizimin e vizave
... Lexo më shumë»
Blerim Thaçi është hisedar në kompaninë "Iliria Building” që po ngret një kompleks banesor në Prishtinë, ndërtimi i së cilës mund të kushtojë rreth 4 milionë euro. Thaçi dhe ortaku i tij Milaim Cakiqi, i cili është fqinj i Kryeministrit dhe bashkëpronar i Liria FC që kishte qenë e përfshirë në një privatizim të manipuluar, nuk kanë pranuar të tregojnë prejardhjen e fondeve që po i investojnë. Kompania e tyre ishte regjistruar në janar 2009 dhe në faqen e saj në i
... Lexo më shumë»