Kryesore » 2012 » Prill » 23 » Prishtinë, sulmohen zyrat e lëvizjes “Fol”
8:10 PM
Prishtinë, sulmohen zyrat e lëvizjes “Fol”
Persona të paidentifikuar kanë sulmuar në orët e para të ditës së hënë zyrat e lëvizjes "Fol” në Prishtinë, të cilat kanë pësuar dëme materiale. Lajmin e ka bërë të ditur vetë lëvizja, e cila përmes një njoftimi për shtyp ka saktësuar se dëmtime kanë pësuar dritaret dhe porta hyrëse e zyrave. Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes janë thirrur agjentët e policisë, të cilët pas ekspertizave të kryera kanë arritur në përfundimin se nuk ka pasur vjedhje të materialeve. Lëvizja "Fol” ka shprehur besimin e saj se agjentët e policisë do t’i identifikojnë dhe arrestojnë përgjegjësit e sulmit, ndërkohë që ka shtuar se bëhet fjalë për të dytën herë që zyrat e saj sulmohen me qëllim grabitjen e materialeve.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus