Sistemi gjyqësor në Kosovë lë shumë për të dëshiruar edhe pse e kanë kontrolluar ndërkombëtarët. Kështu tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një ligjëratë me temë ”Kosova dhe Qeverisja Demokratike”, në Kolegjin "Universum” në Prishtinë. Ai shprehu edhe zhgënjimin e tij ndaj punës së EULEX-it."Unë jam i zhgënjyer me EULEX-in në Kosovë. EULEX-i ka bërë më shumë paradë në mbrojtje të ligjit sesa që e ka mbrojtur ligjin. Sistemi i drejtësisë e ndanë drejtësinë dhe e kam thënë edhe publikisht, nuk dua që sistemi i drejtësisë të jetë i politizuar dhe drejtësia të luaj rolin e sulmit në ndjekje të shtrigave. Sistemi i drejtësisë duhet të funksionojë dhe të gjithë njerëzit që kanë rënë ndesh me ligjin duhet të përgjigjen”, ka thënë Krasniqi, transmeton RTK.
Duke folur për reformën zgjedhore, ai ka vlerësuar se ende nuk ka një gatishmëri për ta çuar përpara.
"Jemi duke u përpjekur të bëjmë një reformë zgjedhore, por si duket nuk ka një gatishmëri për të bërë një reformë të mirëfilltë zgjedhore”, tha ai.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus