Ish-Presidenti Fatmir Sejdiu dhe ish-ushtruesi i detyrës në këtë post, Jakup Krasniqi, pas tre muajsh mund të përballen me drejtësinë. Dyshimet për falje të burgut, dhuruar të dënuarve për vrasje e dhunime, ka mundësi t’i ballafaqojë me ligjin. Burime të Expressit thonë se këto ditë ka filluar mbledhja e informacioneve nga zyrtarët e shërbimit korrektues dhe në Ministrinë e Drejtësisë. E nëse gjinden të dhëna, hetimet do të vazhdojë deri në Presidencë. Fatmir Sejdiun dhe Jakup Krasniqin, nuk i bashkon vetëm politika apo koalicionet qeveritare që kishin dikur partitë e tyre.
Ka mundësi që pas tre muajsh, mund t’i bashkojë salla e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë. Amnistia ndaj disa të burgosurve, duke u bazuar në kompetencat që kishin, Sejdiu si President e Krasniqi si ushtrues detyre në këtë post, mund të çojë drejt ngritjes së aktakuzës ndaj tyre.
Burime të Express nga hetuesia tregojnë se me urdhër të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, tashmë ka nisur mbledhjen e të dhënave në lidhje me këtë çështje.
"Mbledhja e të dhënave ka filluar nga niveli më i ulët, siç janë zyrtarët e shërbimit korrektues, për të vazhduar në Ministri të Drejtësisë”, thotë ky zyrtar i afërt me këtë proces.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus