Qiproja është një vend "gjysmak” me një mori probleme që është pranuar nga Brukseli si anëtare e saj. Sidoqoftë, shteti ishull që gjysma e territorit udhëhiqet nga grekët qipriotë dhe gjysma tjetër, e papranuar ndërkombëtarisht, nga turqit qipriotë, po arrin të ndryshojë politikat e gjithë Bashkimit Evropian."Zëri” ka mësuar se Qeveria e Kosovës është e shqetësuar me insistimin e Qipros, deri më tash të suksesshëm, që gjatë dialogut me Kosovën për liberalizimin e vizave të mos përmendet në asnjë dokument ekzistimi i pasaportave kosovare. Në vend të tyre, propozimi qipriot thotë se duhet të përdoret termi "dokumentet personale” të Kosovës.Ndonëse nuk përmenden edhe katër vendet e tjera që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, Sllovakia, Spanja, Rumania dhe Greqia, por nuk është larg mendsh që edhe ato e kanë përkrahur këtë ide.
Brukseli tashmë ka filluar ta përdorë emërtimin "dokumentet personale” në versionin ende të papërfunduar të "udhërrëfyesit” apo lista e kushteve që Kosova duhet të plotësojë për të përfituar nga liberalizimi i vizave. Versioni i muajit mars, në faqen shtatë ku flitet për sigurinë e dokumenteve ndër të tjera përmendet edhe plotësimi i një kushti.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus