Kryesore » 2011 » Qershor » 04
Përfundimisht Qeveria e Kosovës është e vendosur që brenda këtij muaji të fillojë të aplikojë një taksë doganore prej 10 % për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina. Aplikimi i kësaj takse do ta rritë çmimin e produkteve ushqimore në tregun vendas, por nuk do ta zgjidhë problemin e prodhuesve vendorë, pasi që ata edhe më tutje nuk do të mund t'i eksportojnë prodhimet e tyre në këto vende.

Zëri shkruan se "Ministrja e MTI-së, Mimoza K ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-04

Këshilltarët e presidentes Atifete Jahjaga kanë vendosur të mos i lejojnë gazetarët të pyesin për tema që ajo nuk mund t’u përgjigjet. Kështu ka ndodhur të premten në Aeroportin Prishtinës, pas kthimit të Jahjagës nga një vizitë në Itali.
Në konferencën për media, këshilltarët e presidentes kanë kërkuar disa herë të mos bëhen pyetje që nuk janë në të njëjtën vijë me "temën për të cilën janë ftuar gazetarët”.
"Ju lus edhe një herë, kolegë të nderumë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-04

Shtimi i vazhdueshëm i kriminalitetit në Kosovë, e sidomos vrasjet e shumta që po ndodhin çdo ditë e më tepër, qoftë në rrugë, shkolla apo edhe në oborre të shtëpive, është si pasojë e dështimit të policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), për mospreventimin dhe ndriçimin e rasteve.
Madje ekspertët e sigurisë dhe partitë opozitare fajin kryesor për vrasjet e rënda që po shtohen dita- ditës po ia hedhin MPB-së dhe drejtuesve të saj. Ata vlerësojnë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-04

Rusët e kinezët janë në mesin e popujve që, pa u pajisur me viza, nuk do të mund të hyjnë Kosovë. Kjo politikë që do të aplikohet nga Prishtina zyrtare për vendet e këtyre popujve, nuk është për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, por për faktin se janë vende që potencialisht prodhojnë refugjatë.
Dhe, nuk janë të vetmet vende ndaj të cilave do të aplikohet regjimi i vizave, i ka thënë të premten Kohës Ditore një burim brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme. P ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-04

Një ushtar i KFOR-it është akuzuar për abuzim seksual me gra kosovare. Akuza vjen nga autoritetet e shtetit të tij kombëtar, njofton KFOR përmes një komunikatë për shtyp. Ai dyshohet për përdhunim, për marrëdhënie të detyruar seksuale duke keqpërdorur pozitën e tij prej eprori.
Me sa duket, ai i ka detyruar gratë kosovare të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tyre. 
Pas një hetimi të brendshëm, rasti po prezantohet nga autoritetet kombëtare us ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-04