Një ushtar i KFOR-it është akuzuar për abuzim seksual me gra kosovare. Akuza vjen nga autoritetet e shtetit të tij kombëtar, njofton KFOR përmes një komunikatë për shtyp. Ai dyshohet për përdhunim, për marrëdhënie të detyruar seksuale duke keqpërdorur pozitën e tij prej eprori. Me sa duket, ai i ka detyruar gratë kosovare të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tyre. Pas një hetimi të brendshëm, rasti po prezantohet nga autoritetet kombëtare ushtarake të ushtarit para prokurorisë kombëtare përgjegjëse. KFOR-i mirëpret reagimin e vendosur dhe të shpejtë të autoriteteve përgjegjëse ushtarake. KFOR-i nuk toleron asnjë shkelje të ligjit. Ndërkohë merret vesh se ushtari i KFOR-it, ndaj të cilit është ngritur akuzë për abuzim seksual të grave në Kosovë, është nga radhët e kontingjentit austriak. Sipas burimeve austriake, ushtari 37-vjeçar gjatë vitit 2009 e 2010 kishte detyruar për seks disa gra në Kosovë. Ai kishte shërbyer në administratën e KFOR-it
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus