Përfundimisht Qeveria e Kosovës është e vendosur që brenda këtij muaji të fillojë të aplikojë një taksë doganore prej 10 % për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina. Aplikimi i kësaj takse do ta rritë çmimin e produkteve ushqimore në tregun vendas, por nuk do ta zgjidhë problemin e prodhuesve vendorë, pasi që ata edhe më tutje nuk do të mund t'i eksportojnë prodhimet e tyre në këto vende.
Zëri shkruan se "Ministrja e MTI-së, Mimoza Kusari Lila ka thënë se me taksën prej 10% do të dëmtohen vetëm ata konsumatorë që me çdo kushte dëshirojnë të konsumojnë prodhimet nga këto vende". Pavarësisht se ajo më parë pati paralajmëruar masa reciprociteti ndërsa tani është mjaftuar me vendosjen e një takse prej 10% e që do të ndikoj në rritjen e çmimeve e jo ndalimin e tyre
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus