Kryesore » 2011 » Qershor » 4 » Krimi dhe dështim i MPB-së
10:13 AM
Krimi dhe dështim i MPB-së
Shtimi i vazhdueshëm i kriminalitetit në Kosovë, e sidomos vrasjet e shumta që po ndodhin çdo ditë e më tepër, qoftë në rrugë, shkolla apo edhe në oborre të shtëpive, është si pasojë e dështimit të policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), për mospreventimin dhe ndriçimin e rasteve.
Madje ekspertët e sigurisë dhe partitë opozitare fajin kryesor për vrasjet e rënda që po shtohen dita- ditës po ia hedhin MPB-së dhe drejtuesve të saj. Ata vlerësojnë se ministri i MPB, Bajram Rexhepi, për të mbuluar mospunën e tij për çka është i angazhuar, po merret me çështje që vetë Rexhepi po i vlerëson si madhore e nuk po merret me punët që i takojnë. 

Sikur edhe dihet, gjatë dy muajve përpos deklaratave përplasëse me EULEX-in, Rexhepi ka folur edhe për çështjen e bisedimeve, duke kërcënuar edhe me largimin e delegacionit kosovar nga to.

Vetë ministri Rexhepi mohon këto fajësime duke thënë se mrekullitë nuk ndodhin brenda një nate.

"Nuk kam kohë të merrem çfarë thonë e mendojnë të tjerët. Ne e kemi policinë e komunitetet, por rezultatet nuk munden me qenë mrekulli brenda një kohe të shkurtër”, thotë ministri Rexhepi, i cili fton subjektet opozitare që këtë çështje ta hapin në Kuvend
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus