Kryesore » 2011 » Maj » 27
Çështja e mbrojtjes së dëshmitarëve në Kosovë, e cila kohëve të fundit ka qenë një nga temat kryesore në të gjitha raportet e organizatave prestigjioze ndërkombëtare, është shqyrtuar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Ligjvënësit kosovarë kanë bërë shqyrtimin e parë të Projektligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, duke e vlerësuar atë, por edhe duke paraqitur vërejtjet e tyre lidhur me të.
Deputeti Behar Selimi, nga Grupi ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-27

Në veturën personale të sekretarit permanent të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj është zbuluar një mjet i dyshuar eksplozivi në sasi prej 2 kg.
Zyrtarët policor thanë se ky eksploziv ka qenë i montuar me teledirigjues, njofton RTK. Mjeti eksploziv është vërejtur nga punëtorët teknik të një autoserivisi.

Njësitet përkatëse të policisë së Kosovës kanë dalë në vend të ngjarjes dhe e kanë bërë de-aktivizimin e mjetit të dyshuar, ndërsa deklaruan se rast ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-27

Djali i Ratko Mladiqit ka thënë se i ati ka pasur dy sulme në zemër derisa ka qenë në arrati, dora e djathtë e tij është pjesërisht e paralizuar dhe mezi flet. Darko Mladiq, e ka vizituar sot të atin në burg, në Beograd, ku Ratko Mladiq e ka kaluar natën pas arrestimit të tij në një fshat në veri të kryeqytetit serb. Mladiq do të duhej të paraqitej në gjykatë sot për një seancë të dytë dëgjimore rreth ekstradimit të tij në Tribunalin e Hagës, ku ai kërko ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-27

Lëvizja Vetëvendosje me brengosje të thellë u shpreh se po e përcjell grevën e luftëtarëve të lirisë, që janë veteranë e invalidë të UÇK-së, e të cilët tash pesë ditë po qëndrojnë në grevë para ndërtesës së Qeverisë.
Vetëvendosje thekson se veteranët dhe invalidët e luftës çlirimtare në Kosovë janë neglizhuar nga institucionet e posaçërisht nga qeveria.
Ata përdoren vetëm atëherë kur rrezikohet pozita e kryeministrit apo e ministrave, të cilët që moti i ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-27

BE-ja me mision në Kosovë. Pas vizitës së Barrosos javën që shkoi, në Prishtinë po qëndron Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Ajo ka dreguar me kryeministrin Hashim Thaci në Prizren ndërsa ka dhënë sinjale të qarta për Prishtinën në rrugën që duhet ndjekur nëse e dëshiron integrimin evropian.
Ashton është përqendruar më shumë në kërkesën për sundimin e rendit dhe ligjit, duke e cilësuar atë si element kryesor për integrimin e Kosovës në ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-27

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila po qëndron në Varshavë të Polonisë për të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Evropës Qendrore, është takuar me presidentin e Republikës së Hungarisë, Pal Schmitt. Ky i fundit theksoi përkushtimin e vendit të tij për përkrahjen e Republikës së Kosovës drejt agjendës së integrimeve evropiane të Kosovës.
Në njoftimin për media thuhet se presidentja Jahjaga dhe presidenti Schmitt diskutuan për bash ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-27

Zgjedhjet e sekretarëve të përgjithshëm nëpër dikasteret qeveritare dhe kryeshefave të agjencive të ndryshme, po vazhdojnë të bëhen sipas preferencave politike të partive në pushtet.
Kjo është parë dukshëm nga zgjedhja e sekretarit të Ministrisë së Drejtësisë, Bedri Bahtiri dhe atij të Ministrisë së Kulturës, Veton Firzi, të cilët vendin e punës e kanë fituar falë afërsisë që kanë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), shkruan Zëri.

Madje, Firzi, që ësh ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-27

Ish-udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjës, gjenerali Ratko Mlladiç, ndodhet në paraburgim pas shumë viteve në arrati, gjatë të cilave iu shmang ndalimit nën akuza për krime lufte. Kjo kronikë nga Uashingtoni na njofton rreth së kaluarës së Mlladiçit, ndaj të cilit gjykata e OKB-së për krime lufte ka ngritur akuza për gjenocid dhe krime lufte në Bosnjë gjatë viteve 1992-95.
Si komandant i forcave serbe të Bosnjës, gjatë luftës trivjeçare në vitet 1990, Ra ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-27