Zgjedhjet e sekretarëve të përgjithshëm nëpër dikasteret qeveritare dhe kryeshefave të agjencive të ndryshme, po vazhdojnë të bëhen sipas preferencave politike të partive në pushtet. Kjo është parë dukshëm nga zgjedhja e sekretarit të Ministrisë së Drejtësisë, Bedri Bahtiri dhe atij të Ministrisë së Kulturës, Veton Firzi, të cilët vendin e punës e kanë fituar falë afërsisë që kanë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), shkruan Zëri.
Madje, Firzi, që është i përzgjedhuri i ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, është njëri nga personat me të cilin është mburrur kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, teksa ka prezantuar para medieve emrat e personave që i ka cilësuar si "prurje të reja”.
Ky veprim i qeveritarëve të vendit, nga opozita dhe analistët, shihet si njëra nga goditjet më të rënda që pushteti i jep administratës së vendit, me çka sipas tyre, jo vetëm që po dëmtohen institucionet, por edhe e ardhmja e tyre.
Por, më ndryshe mendon ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Jagxhillar, i cili shprehet i bindur se gjithçka është duke u bërë sipas Ligjit të Shërbimit Civil dhe Rregullores për Emërime të Larta.
Ai nuk e mohon fakton se ndonjëri nga kandidatët e zgjedhur të ketë "preferenca partiake”, por sipas tij, asnjë sekretar i ri nuk mban pozitë të lartë në një subjekt politik, që bie ndesh me nenin 17 të Ligjit të shërbimit civil, i cili e ndalon që një person të mbajë pozitë të lartë në administratë dhe njëkohësisht të mbajë pozitë të lartë në një parti politike.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus