Kryesore » 2011»Maj»27 » Vetëvendosje: Luftëtarët grevistë kanë të drejtë
3:50 PM
Vetëvendosje: Luftëtarët grevistë kanë të drejtë
Lëvizja Vetëvendosje me brengosje të thellë u shpreh se po e përcjell grevën e luftëtarëve të lirisë, që janë veteranë e invalidë të UÇK-së, e të cilët tash pesë ditë po qëndrojnë në grevë para ndërtesës së Qeverisë. Vetëvendosje thekson se veteranët dhe invalidët e luftës çlirimtare në Kosovë janë neglizhuar nga institucionet e posaçërisht nga qeveria. Ata përdoren vetëm atëherë kur rrezikohet pozita e kryeministrit apo e ministrave, të cilët që moti i kanë shkelur parimet dhe i kanë braktisur idealet për të cilat luftoi populli i Kosovës. Ata përdoren edhe atëherë kur nevojiten si rekuizita ceremoniale për të shënuar përvjetorët e luftës me të cilët politikanët e sotëm mundohen të fshehin dështimin e tyre”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Sipas kësaj lëvizje një trajtim i tillë ndaj njerëzve që rrezikuan jetën për ta çliruar vendin tonë është i turpshëm.
"Kjo tregon se si politika zyrtare çdo ditë e më shumë po degradon. Është inkurajues fakti se grevistëve po iu bashkohen shokët e tyre, kështu që numri i tyre nga 27 sa ishte ditën e parë ka arritur në 78”, thuhet në njoftim.
Lëvizja Vetëvendosje përkrah fuqishëm kërkesat e drejta të grevistëve, duke konsideruar se vlerat e luftës çlirimtare dhe roli historik i UÇK-së duhen të përfshihen në Kushtetutë, duhet aprovuar menjëherë ligji për vlerat e luftës duke konsultuar edhe kritikat dhe vërejtjet e luftëtarëve, trajtimi i invalidëve dhe veteranëve të luftës të bëhet nga Ministria e Mbrojtjes dhe jo vetëm nga ajo e Punës dhe e Mirëqenies Sociale si dhe luftëtarëve të UÇK-së duhet dhënë imuniteti që të mos ndiqen penalisht për periudhën e luftës çlirimtare.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus