Kryesore » 2011 » Maj » 27 » Hungaria përkrahë integrimin e Kosovës
3:43 PM
Hungaria përkrahë integrimin e Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila po qëndron në Varshavë të Polonisë për të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Evropës Qendrore, është takuar me presidentin e Republikës së Hungarisë, Pal Schmitt. Ky i fundit theksoi përkushtimin e vendit të tij për përkrahjen e Republikës së Kosovës drejt agjendës së integrimeve evropiane të Kosovës.
Në njoftimin për media thuhet se presidentja Jahjaga dhe presidenti Schmitt diskutuan për bashkëpunimin mes të dy vendeve, bashkëpunim i cili është në nivel shumë të mirë dhe i cili duhet të intensifikohet dhe të zgjerohet edhe më tej.
Jahjaga theksoi se synim parësor i popullit dhe i institucioneve të Republikës së Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian, që do t’i hapë perspektiva të reja vendit tonë.

Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e liberalizimit sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës.

Të dy presidentët diskutuan edhe për dialogun e filluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe Presidentja Jahjaga tha se zgjidhjet që do të ofrohen duhet të jenë zgjidhje evropiane dhe në funksion të përafrimit të të dyja vendeve me BE-në.

Ndërkaq, presidenti Republikës së Hungarisë, Pal Schmitt theksoi përkushtimin e vendit të tij për përkrahjen e Republikës së Kosovës drejt agjendës së integrimeve evropiane të Kosovës.

Duke theksuar se pavarësia e Kosovës tashmë është një çështje e kryer dhe e përmbyllur, Schmitt tha se duhet të punohet edhe më tej në drejtim të njohjes së këtij realiteti edhe nga ato shtete të cilat nuk e kanë bërë këtë ende.

Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Schmitt diskutuan edhe për vizitën që presidentja do të zhvillojë në Hungari. /Telegrafi/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus