BE-ja me mision në Kosovë. Pas vizitës së Barrosos javën që shkoi, në Prishtinë po qëndron Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Ajo ka dreguar me kryeministrin Hashim Thaci në Prizren ndërsa ka dhënë sinjale të qarta për Prishtinën në rrugën që duhet ndjekur nëse e dëshiron integrimin evropian. Ashton është përqendruar më shumë në kërkesën për sundimin e rendit dhe ligjit, duke e cilësuar atë si element kryesor për integrimin e Kosovës në BE. ”Sundimi i rendit dhe ligjit është çështja më e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës, për qytetarët e saj dhe element kryesor në ambiciet e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian. Për këtë arsye jam sot këtu të ju falënderoj dhe kërkoj bashkëpunim të ngushtë me misionin e EULEX-it. Është shumë e rëndësishme që të gjithë ta mbështesni këtë mision dhe ta dinë rëndësinë e punës që po bën”, tha ajo.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus