Djali i Ratko Mladiqit ka thënë se i ati ka pasur dy sulme në zemër derisa ka qenë në arrati, dora e djathtë e tij është pjesërisht e paralizuar dhe mezi flet. Darko Mladiq, e ka vizituar sot të atin në burg, në Beograd, ku Ratko Mladiq e ka kaluar natën pas arrestimit të tij në një fshat në veri të kryeqytetit serb. Mladiq do të duhej të paraqitej në gjykatë sot për një seancë të dytë dëgjimore rreth ekstradimit të tij në Tribunalin e Hagës, ku ai kërkohet me akuzat për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje, nga viti 1992 – 1995. Seanca e parë dëgjimore është suspenduar të enjten pasi avokati i tij ka thënë se Mladiq nuk është në gjendje të komunikojë për shkak "të gjendjes së tij të rëndë fizike”. Akuza kundër Mladiqit përfshinë akuzën për gjenocid në masakrën e 8 mijë burrave dhe djemve të rinj boshnjakë në Srebrenicë, në vitin 1995. Ky krim ishte konsideruar më i rëndi në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ai ka qenë në arrati që prej ngritjes së akuzës në vitin 1995.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus