Kryesore » 2012 » Qershor » 07
Ambasadorja e konfederatës zvicerane znj. Krystyna Marty Lang në një intervistë veç situatës aktuale në Kosovë, imazhin e shqiptarëve në Zvicër…ajo flet edhe për rolin dhe angazhimin popullit dhe shtetit zviceran në Kosovën e pasluftës. Njëkohësisht ambasadorja Krystyna Marty Lang në këtë bisedë të parën për një medium shqiptarë, pas emërimit të saj si ambasadore në Prishtinë, flet për misionin e trupave Swisscoy si dhe çështjen e pensioneve, sigurimeve inva ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-07

Mediat kosovare raportojnë arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e policit Enver Zyberaj, shtetasit Slabodan Vucinic. Hetuesit e Task Forcës së EULEX-it në Mitrovicë e kanë arrestuar njërin nga të dyshuarit e kërkuar në lidhje me vrasjen e policit të PK-së, Enver Zymberi.
Sipas një komunikate për shtyp të EULEX, arrestimi u bë sot në mëngjes në Mitrovicë, mirëpo EULEX nuk kishte dhënë emrin e të akuzuarit. Ky person është njëri nga gjashtë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-07

Ish deputeti Gani Geci ka dëshmuar në procesin gjyqësor i njohur si "Bllaca2”. Ai ka rrëfyer për historinë e njohjes së tij me Bllacën, si e kishte xhiruar atë me një kamerë në shtëpinë e Adem Salihajt dhe si ishte përpjekur që rrugëve ligjore e institucionale ta publikonte krimin. Pasi ka dhënë dëshminë, Geci ka thënë se i vjen keq për gjithë të akuzuarit, pasi kanë qenë punëtorë që kanë vrarë për rroga, kurse në bankat e të akuzua ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-06

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç do të presë të enjten në Beograd krerët ilegalë të komunave veriore të Kosovës. Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, të cilat citojnë kryetarin ilegal të komunës së Mitrovicës, Kërstmir Pantiç. Sipas burimeve, në qendër të bisedimeve pritet të jenë zhvillimet e fundit politike në Kosovë, në veçanti ajo në veri që së fundmi është tensionuar sërish. Burimet shtojnë se pjesëmarrësit e tjerë përveç Pantiç në këtë takim do të jenë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-06

Një komunë e vogël, por me probleme të mëdha. E udhëhequr nga PDK-ja, pushteti lokal në Viti tashmë është përqendruar vetëm në duart e një njeriu, Nexhmedin Arifi, nga i cili së fundi është distancuar edhe partia e tij, për shkak të përplasjeve në degë. Ndaj kryetarit Arifi prokuroria e Gjilanit më herët ka ngritur një aktakuzë për keqpërdorime, kurse së fundi ka plasur një tjetër skandal që ka të bëjë me ndërtimin e një dige në Binqë. Në dosjen e siguru ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-06

Diplomatët evropianë insistojnë se dialogu për veriun duhet të nisë së më shpejt që është e mundur. Ambasadori francez në Prishtinë, Jean-François Fitou, ka thënë për KTV-në se dialogu për veriun është mirë të nisë sapo të ekzistojë një pajtim i qeverisë dhe qytetarëve në veri të vendit. Ai nuk e përjashton mundësinë që edhe Serbia të jetë palë e diskutimeve. Diplomati francez ka thënë se ai si ambasador i një shteti evropian nuk i ka kërkuar qeverisë së kryeministrit T ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-06