Kryesore » 2012 » Qershor » 7 » Lang: Diaspora në Zvicër mund ta ndihmojë zhvillimin e Kosovës
9:59 PM
Lang: Diaspora në Zvicër mund ta ndihmojë zhvillimin e Kosovës
Ambasadorja e konfederatës zvicerane znj. Krystyna Marty Lang në një intervistë veç situatës aktuale në Kosovë, imazhin e shqiptarëve në Zvicër…ajo flet edhe për rolin dhe angazhimin popullit dhe shtetit zviceran në Kosovën e pasluftës. Njëkohësisht ambasadorja Krystyna Marty Lang në këtë bisedë të parën për një medium shqiptarë, pas emërimit të saj si ambasadore në Prishtinë, flet për misionin e trupave Swisscoy si dhe çështjen e pensioneve, sigurimeve invalidore. Zonja Marty Lang gjatë kësaj interviste, po ashtu ajo flet edhe mbi përshtypjet e saja në mesin e qytetarëve kosovarë si dhe agjencinë informative „Presheva Jonë", propozimin dhe mirënjohjen nga agjencia jonë për ish-presidenten Michelinë Calmy-Rey."Nga kontakti im i parë me kosovarët ishte në një zonë kufitare në kufirin Shqipëri-Kosovë. Unë kam qenë i impresionuar me trajtimin dhe mikpritjen e duhur dhe efikase. Kjo përshtypje pozitive me kujtohet edhe sot e kësaj dite. Jam optimiste dhe shpresoj se kosovarët do të vazhdojnë rrugën e angazhimeve të tyre në procesin e zhvillimit dhe ndërtimit të mëtejshëm të vendit të tyre dhe në mënyrë aktive të miratojë reformat e nevojshme”, tha ajo për "Presheva Jonë”.Sa i përket misionit ushtarak ën Kosovë ajo tha Zvicra përmbush aktivitetin e saj në kuadër të KFOR-it me mision të qartë për vënien e paqes dhe sigurinë me shërbime të shkëlqyera për gjithë qytetarët e Kosovës. Në pranverë të vitit 2011, Parlamenti zviceran, mandatin e misionit të trupave të Swisscoy-it e ka prolonguar deri në fund të 2014. Ajo tha se Zvicra mbështet përpjekjet për Kosovën në sferën ekonomike, në çështjet e sigurisë dhe ndërtimit të paqes, por edhe për të mbështetur në aspektin e qeverisjes së mirë dhe të sundimit të ligjit d.m.th. funksionimit të shtetit juridik. Ndërsa, sa i përket diasporës, ajo tha se diaspora e Kosovës në Zvicër ka një rol të madh në zhvillimin e atdheut të tyre. "Asaj nuk i mungojnë përvoja e punës e as e biznesit, si dhe njohuritë e duhura kulturore dhe gjuhësore për të kontribuar në mënyrë efikase për investuar në Kosovë. Por, për të pasur sukses, sikur gjitha vendet tjera edhe Kosova pa dyshim ka nevojë për investitorët e jashtëm, sikurse nga ana e mërgimtarëve ashtu edhe të tjerët. Por të përfituar nga këto investime nga diaspora nga Zvicra. Kosova duhet të krijojë kushte, do të thotë të përgatis terreni me një stabilitet ekonomik dhe siguri të nevojshëm ligjore, një shtet me ligje efikase dhe funksionale, me një mjedis pa korrupsion”, thotë ambasadorja Lang. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus