Kryesore » 2012 » Qershor » 7 » Fitou: Në dialog për veriun bën edhe pa opozitën
11:16 PM
Fitou: Në dialog për veriun bën edhe pa opozitën
Diplomatët evropianë insistojnë se dialogu për veriun duhet të nisë së më shpejt që është e mundur. Ambasadori francez në Prishtinë, Jean-François Fitou, ka thënë për KTV-në se dialogu për veriun është mirë të nisë sapo të ekzistojë një pajtim i qeverisë dhe qytetarëve në veri të vendit. Ai nuk e përjashton mundësinë që edhe Serbia të jetë palë e diskutimeve. Diplomati francez ka thënë se ai si ambasador i një shteti evropian nuk i ka kërkuar qeverisë së kryeministrit Thaçi që në dialog të përfshijë edhe partitë opozitare. Madje, ka thënë që nëse dikush përzihet në punët e brendshme të politikës kosovare, atëherë njerëzit e politikës duhet t’i rezistojnë ndërhyrjeve. Të martën partitë opozitare kanë kundërshtuar idenë që të futen në ndonjë ekip qeveritar, qoftë edhe në ndonjë qeveri teknike, për dialogun e veriut.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus