Kryesore » 2012 » Qershor » 7 » EULEX arreston Slobodan Vucinic,i dyshuar për vrasjen e Zyberaj
9:53 PM
EULEX arreston Slobodan Vucinic,i dyshuar për vrasjen e Zyberaj
Mediat kosovare raportojnë arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e policit Enver Zyberaj, shtetasit Slabodan Vucinic. Hetuesit e Task Forcës së EULEX-it në Mitrovicë e kanë arrestuar njërin nga të dyshuarit e kërkuar në lidhje me vrasjen e policit të PK-së, Enver Zymberi.
Sipas një komunikate për shtyp të EULEX, arrestimi u bë sot në mëngjes në Mitrovicë, mirëpo EULEX nuk kishte dhënë emrin e të akuzuarit. Ky person është njëri nga gjashtë personat për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet ndërkombëtare në tetor 2011, shkruan EULEX.
Për arrestimin e Slobodanit kanë raportuar edhe mediat serbe.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus