Kryesore » 2012 » Qershor » 7 » Procesi "Bllaca 2": Sharje mes të akuzuarve dhe Gecit
11:50 PM
Procesi "Bllaca 2": Sharje mes të akuzuarve dhe Gecit
Ish deputeti Gani Geci ka dëshmuar në procesin gjyqësor i njohur si "Bllaca2”. Ai ka rrëfyer për historinë e njohjes së tij me Bllacën, si e kishte xhiruar atë me një kamerë në shtëpinë e Adem Salihajt dhe si ishte përpjekur që rrugëve ligjore e institucionale ta publikonte krimin. Pasi ka dhënë dëshminë, Geci ka thënë se i vjen keq për gjithë të akuzuarit, pasi kanë qenë punëtorë që kanë vrarë për rroga, kurse në bankat e të akuzuarve sot do të duhej të ishin ata që kishin dhënë urdhra. Por ende pa nisur me këto rrëfime, ai është përplasur verbalisht me të pandehurin Shaban Syla. Derisa Geci i është drejtuar Sylës se është i familjes Syliqi, nipash i Azem Sylës, i cili ka dashur ta vriste edhe axhën e tij, ky i fundit ia ka kthyer se edhe ai e ka vrarë Abedin Rexhën. E, Geci i është kundërpërgjigjur se do të vrasë secilin në vetëmbrojtje. Pas kësaj kanë plasur sharjet edhe me nënë midis Sylës, familjarëve të tij dhe atyre të Gecit. Për këtë Shaban Syla i është ankuar edhe trupit gjykues

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus