Kryesore » 2012 » Qershor » 7 » Nikoliç, takim me krerët ilegalë të veriut
11:22 PM
Nikoliç, takim me krerët ilegalë të veriut
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç do të presë të enjten në Beograd krerët ilegalë të komunave veriore të Kosovës. Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, të cilat citojnë kryetarin ilegal të komunës së Mitrovicës, Kërstmir Pantiç. Sipas burimeve, në qendër të bisedimeve pritet të jenë zhvillimet e fundit politike në Kosovë, në veçanti ajo në veri që së fundmi është tensionuar sërish. Burimet shtojnë se pjesëmarrësit e tjerë përveç Pantiç në këtë takim do të jenë krerët e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit. Nikoliç u betua në fund të majit përpara Parlamentit serb dhe nisi zyrtarisht mandatin e tij 5-vjeçar në krye të Beogradit zyrtar. Ai fitoi zgjedhjet presidenciale të 20 majit përballë ish-presidentit Boris Tadiç, që kërkonte mandatin e tij të tretë presidencial. Po në fund të majit Nikoliç deklaroi se nuk kishte ndërment të niste një konflikt të armatosur për veriun e Kosovës. Ai shprehu bindjen se në këtë drejtim do të ketë mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, pasi në të kundërt do të krijoheshin shumë probeme në rajon e më gjerë. Pas aksionit të fundit të KFOR-it, të ashtuquajturit kryetarë të komunave në Veri të Kosovës kanë intensifikuar thirrjet dhe kërcënimet ndaj banorëve serbë me qëllim mbrojtjen e barrikadave me të gjitha mjetet. 

Ata kanë ftuar banorët e moshës 20 deri në 50 vjeç të jenë në gjendje gatishmërie për mbrojtjen e barrikadave në momentin që lëshohet alarmi i rrezikshmërisë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus