Kryesore » 2012 » Prill » 25
Universiteti i Prishtinës është duke u hetuar me dyshimet për parregullsi të shumta. Njësiti për Krime Ekonomike i Policisë së Kosovës, javë më parë ka marrë në Rektoratin e UP-së, listat e pagave për vitet 2010 e 2011. Mendohet se në disa raste paga mujore e një profesori ka mbërritur deri në 8 mijë euro.Krejt listat e pagave të Universitetit të Prishtinës për vitin 2010 dhe 2011 ndodhen në duart e Njësitit për Krime Ekonomike, njofton gazeta "Express”.Para një muaji, ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-25

 Një pjesë të madhe të tregut të Kosovës me naftë, barna, drithëra, drogë e armë e mbulon Zvonko Veselinoviq. Numri më i madh i konsumatorëve të këtyre produkteve janë shqiptarë. Zvonko me grupin e tij fiton miliona euro në mënyrë të paligjshme. Po kaq humb edhe buxheti i Kosovës. Ka arritur t’i shmanget drejtësisë falë lidhjeve të mira me policë e prokurorë kosovarë. Mbi 3 milionë euro naftë ka futur në Kosovë gjatë viteve 2009-2010. "Koha Ditore” ka bërë një ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-25

Aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare nuk e shtynë zëvendësministrin e Financave, Astrit Haraqija që të japë dorëheqje. Ai për "Tribuna Shqiptare” ka thënë se e ka ndërgjegjen e pastër, nuk ka bërë keqpërdorime, ndërsa shpreson se gjykata shumë shpejt do ta japë verdiktin e saj. I pyetur për këtë çështje, zv/kryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se kryeministri Hashim Thaçi është përgjegjës për shkarkime, në raste të ngjashme.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-25

Prokuroria e Tribunalit të Hagës ka njoftuar, se më 20 prill ka mbyllur çështjen ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, sa i përket thirrjes së dëshmitarëve. Me këtë vendim Trribunali i Hagës ka ardhur në përfundim të procesit gjyqësor ndaj ish-kryeministrit të Kosovës. Prokuroria e Tribunalit po ashtu njofton se më 2 maj në sallën e gjyqit do të jepen detaje të tjera rreth këtij rasti. Haradinaj, edhe pse ishte shpall ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-25

Libri që do të mësoj ABC në klasën e parë për nxënësit e Kosovës dhe Diasporës është gati. Komisioni vlerësues ka arritur që nga formatet konkuruese të zgjedhin atë më të mirin. Deri në fazën e fundit tekstet më të perzgjedhura ishin, abetarja e Bari Becit, dhe ajo e Shezai Rrokajt. Specialistët kanë vlerësuar abetaren e profersor Rrokaj, e cila do të shpërndahet përpara fillimit të vitit të ri shkollor 2012. Zv Ministri i Arsimit Halit Shamata dhe homologu i tij kosova ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-25

Java e dytë e shtatorit të 2012-ës do të jetë "java e përfundimit të mbikqyrjes së pavarësisë”. Keshtu deklaroi Kryetari i Komisioni Kuvendor për Amandamentimin e Kushtetutës, i cili tashmë edhe zyrtarisht fillon punën në mandatin e tij të tretë, atë për përmbylljen e mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Në takimin e parë të këtij komisioni është aprovuar plani i miratimit, në bazë të së cilit parashihen një varg ndryshimesh kushtetuese. Janë gjithsej 22 amandame ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-25

Z. Adem Salihaj e vazhdoi fushatën ne fshatin Prelez dhe Dardani Ditën e dytë të fushatës parazgjedhore, kandidati i LDK-së për kryetar komune në Ferizaj z. Adem Salihaj e vazhdoi fushatën në fshatin Prelez dhe Dardani. Në përkrahje të z.Adem Salihaj në këto tubime elektorale ishin të pranishëm znj. Teuta Sahatqia, nënkryetare e Ldk-së, z.Ismet Beqiri sekretarë i përgjithshëm i LDK-së dhe anëtarë të tjerë të kryesisë. Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Ferizajt, ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-25

"PDK-ja edhe me spotin për kandidat për Kryetar të Ferizajt manipulon dhe vjedhë sentencën nga votimi për kuvendin e komunës, kur është votuar për kryesues në vitin 2009 ku unë, Faruk Guri, paraqitëm duke votuar në kuvend, me çka shkelë rëndë Ligjin për Zgjedhje”, thotë ky zyrtar. Ndërsa regaimin e ka shprehur edhe Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa, duke kërkuar fuqishëm që të hiqen sentencat e vjedhura, nga spoti dhe, "të mos ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-25