Kryesore » 2012 » Prill » 25 » Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë-Diasporë, përzgjidhet teksti fitues
9:13 AM
Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë-Diasporë, përzgjidhet teksti fitues
Libri që do të mësoj ABC në klasën e parë për nxënësit e Kosovës dhe Diasporës është gati. Komisioni vlerësues ka arritur që nga formatet konkuruese të zgjedhin atë më të mirin. Deri në fazën e fundit tekstet më të perzgjedhura ishin, abetarja e Bari Becit, dhe ajo e Shezai Rrokajt. Specialistët kanë vlerësuar abetaren e profersor Rrokaj, e cila do të shpërndahet përpara fillimit të vitit të ri shkollor 2012. Zv Ministri i Arsimit Halit Shamata dhe homologu i tij kosovar Nehat Mustafa tha se abetarja fituese ka përmbajtje të thjeshtë, të kuptueshme dhe të dhëna më të qarta se tekstet e tjera.
E ndërsa vlerësimi është bërë nga specialistë, për grafikën e abetares ka menduar Lorenc Buzi. Libri vjen si kërkesë dhe nevojë e nxënësve të diasporës që duan të mësojnë shqip, por në Shqipëri kjo abetare do të konkurojë në tregun shkollor me abetaret e tjera. 100-vjetori i pavarësisë do të ketë abetare të unifikuarme shqipe standarte, për të gjithë ata që duan të flasin shqip kudo që jetojnë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus