Kryesore » 2012 » Prill » 25 » PDK-ja po shkel ligjin, si gjatë gjithë qeverisjes
0:50 AM
PDK-ja po shkel ligjin, si gjatë gjithë qeverisjes
"PDK-ja edhe me spotin për kandidat për Kryetar të Ferizajt manipulon dhe vjedhë sentencën nga votimi për kuvendin e komunës, kur është votuar për kryesues në vitin 2009 ku unë, Faruk Guri, paraqitëm duke votuar në kuvend, me çka shkelë rëndë Ligjin për Zgjedhje”, thotë ky zyrtar. Ndërsa regaimin e ka shprehur edhe Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa, duke kërkuar fuqishëm që të hiqen sentencat e vjedhura, nga spoti dhe, "të mos manipulojnë me personalitetin tim, sepse këto janë gjëra të ulëta dhe të pandershme”.
"Si Komision për Parashtresa dhe ankesa reagojmë poashtu, edhe për tubimin e djeshëm të cilin e ka mbajtur PDK-ja në sallën e Sportit, dje prej orës 13, më që rast strukturat e PDK-së përmes aktivistëve të vetë, të cilët i ka instaluar në vendet udhëheqëse nëpër institucione, me shantazhe dhe kërcënime kanë tentuar që ta mbushin sallën me nxënës, me punëtorë të komunës si dhe më punëtore shëndetësorë”, thuhet në reagim.Mirëpo përkundër të gjitha këtyre kërcënimeve dhe shantazheve, sipas njoftimit të LDK-së, kjo nuk u arrit. "Tubimi i djeshëm (i PDK-së) ishte një tubim i mjerë dhe jo masiv, ku shumica e pjesëmarrësve ishin fëmijë të manipuluar. Prandaj duke i parë të gjitha këto shkelje të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme dhe ato Lokale, kërkojmë nga KKZ-ja që t’i ndëshkojë shkelësit e Ligjit. "Sot, aktivisti i PDK-së. Zymer Berisha nga fshati Mirosale ka hyrë në shkollë dhe klasë për klasë i ka udhëzu nxënësit të dalin në një tubim ku do të jetë edhe Hashim Thaqi. LDK-ja, proteston ashpër ndaj përdorimit të shkollave dhe nxënësve për fushatë politike”, thuhet në një njfotim të LDK-së
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus