Kryesore » 2012 » Prill » 25 » Fundi i pavarësisë së mbikqyrur
7:07 AM
Fundi i pavarësisë së mbikqyrur
Java e dytë e shtatorit të 2012-ës do të jetë "java e përfundimit të mbikqyrjes së pavarësisë”. Keshtu deklaroi Kryetari i Komisioni Kuvendor për Amandamentimin e Kushtetutës, i cili tashmë edhe zyrtarisht fillon punën në mandatin e tij të tretë, atë për përmbylljen e mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Në takimin e parë të këtij komisioni është aprovuar plani i miratimit, në bazë të së cilit parashihen një varg ndryshimesh kushtetuese. Janë gjithsej 22 amandamente me të cilat do të bëhet kalimi i përgjegjësisë nga institucionet ndërkombëtare tek institucionet vendore.

Arsim Bajrami, Kryetar i Komisionit Kuvendor për Amandamentimin e Kushtetutës:

"Është interes vital i Republikës Kosovës që ky proces të kryhet sivjet, në mënyrë që përgjegjësinë për të qeverisur Kosovën të kenë institucionet e Kosovë dhe në mënyrë që prezenca civile ndërkombëtare të marr një rol këshillues e jo rol ekzekutiv, jashtë kësaj skeme është çështja e EULEX-it, për shkak se EULEX-i nuk ka bazë kushtetuese dhe për statusin e EULEX-it do të adaptohet një marrëveshje e veçantë për pozitën e saj pas përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur. Dëshiroj dy gjëra të shpjegoj pavarësia e mbikëqyrur nuk prek mandatin e KFOR-it, mandatin e NATO-së, ai është mandat në kohë i pacaktuar”.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese përveç që kërkon 80 vota të deputetëve shqiptarë, kërkon dhe shumicën e votave të deputetëve pakicë, dhe kjo sipas Bajramit do të arrihet pa ndonjë problem, për shkak se të drejtat e pakicave nuk janë prekur.

Arsim Bajrami, Kryetar i Komisionit Kuvendor për Amandamentimin e Kushtetutës:

"Sa i përket pakicave, pakicat nuk duhet të i frigohen pavarësisë së plotë të Kosovës, nuk duhet të frikësohen se do të zvogëlohen të drejtat e pakicave, sepse me këto ndryshime kushtetuese dhe legjislative jo vetëm që nuk preken të drejtat e pakicave, por jepet një garancë se shteti i Kosovës do të i respektoj në periudhën afatgjate. Nuk ka asnjë ide që të zvogëlohet ndonjë e drejt e pakos së Ahtisarit dhe pakicat duhet të ndihen të qeta”.

Disa nga institucionet vendore udhëhiqen nga ndërkombëtarët, e në disa të tjera ka një prani të theksuar të tyre, ndërsa me miratimin e ndryshimeve ato do të përbëhen nga vendorët dhe përgjegjësia për udhëheqjen kalon krejtësisht tek Kosova.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus