Kryesore » 2012 » Prill » 25 » Salihaj: Nuk është garë për Ferizajn, por për rikthimin e LDK-së
0:52 AM
Salihaj: Nuk është garë për Ferizajn, por për rikthimin e LDK-së
Z. Adem Salihaj e vazhdoi fushatën ne fshatin Prelez dhe Dardani Ditën e dytë të fushatës parazgjedhore, kandidati i LDK-së për kryetar komune në Ferizaj z. Adem Salihaj e vazhdoi fushatën në fshatin Prelez dhe Dardani. Në përkrahje të z.Adem Salihaj në këto tubime elektorale ishin të pranishëm znj. Teuta Sahatqia, nënkryetare e Ldk-së, z.Ismet Beqiri sekretarë i përgjithshëm i LDK-së dhe anëtarë të tjerë të kryesisë. Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Ferizajt, tha: " Kjo garë për kryetar të komunës nuk është garë e thjeshtë në mes të kandidatëve, nuk po bëhet vetëm garë për Ferizajin, kjo garë ka rastin të jetë në Ferizaj përmes LDK-së të rikthehet në fuqinë e saj, në shkëlqimin e saj, në gjithë atë që ka bërë për më tepër se dy dekada , në krye me presidentin e saj dr. Ibrahim Rugova. Në këto zgjedhje ne po hyjmë me një program të mirfilltë: programi ynë për qeverisje, ngërthen tri elemente kryesore: parimet politike, zhvillimin ekonomik dhe qështjet e infrastructures. Vendimet që do të merren për Ferizajin do të jenë vendime të qytetarëve që i zbaton kryetari i komunës. Ai u premtoi qytetarëve të këtyre fshatrave se të gjitha projektet për këto fshatra do të bëhen në bashkpunim me ta duke i respektuar dhe miratuar prioritetet që kanë qytetarët për vendbanimet e tyre. Sllogani yne është " Bashkë për fitore” prandaj të shkojmë bashkë me fitoren e LDK-së, të shkojm bashkë me vlerat e mëdha Rugoviane që ka LDK-ja, dhe ta fitojmë komunën e Ferizajt, ta fitojmë tërë Kosovën përfundoi kandidati i LDK-së për kryetar komune z. Adem Salihaj.

Nënkryetarja e LDK-së, z. Teuta Sahatqia duke i përshëndetur të pranishmit, përcolli edhe përshëndetjet e kryetarit të LDK-së z. Isa Mustafa i cili po qendron në Bruksel i ftuar nga kryetari i partive Popullore Evropiane për të biseduar qe LDK-ja si parti e parë demokratike në Kosovë të bëhet anëtare e këtij asociacioni. LDK-ja, është duke u fuqizuar falë themelueseve të saj, falë të rinjve të cilët cdo ditë e më shumë po anëtarësohen në të. Z. Sahatqia në fund të fjalës së saj tha” Ferizaj na prij peër së mbari, na prij në fitore të reja dhe urime Kryetari Adem Salihaj”.

Ndërkaq z.Ismet Beqiri sekretar i përgjithshëm i LDK-së, në fjalimin e tij në fshatin Dardani tha se është nderi i veqant t’i takosh një parti siq është LDK-ja. "Zgjedhjet në Ferizaj vërtet janë të jashtëzakonshme edhe për nga rëndësia që kanë sepse është rasti historik, është fillimi i fundit i kësaj qeverisje të keqe, i kësaj partie i këtij kryeministri që ka humb rrugën në oborr dhe është duke i bërë dëme të mëdha vendit. Sot, Kosovës i duhet një kryeministër i menqur, i dijshëm dhe ska tjetër veq Prof. Dr. Isa Mustafa. Dhe kjo do të ndodh pas fitorës së LDK-së në Ferizaj e cila do të hap rrugën për fitore të reja në tërë Kosovën”.

Eshtë LDK-ja, ajo që e ka filluar ndërtimin e Ferzajt është z.Salihaj kryetari i parë i Ferizajt dhe është momenti që LDK-ja të kthehet në vendin që i takon tha kryetati i degës së LDD-së në Ferzaj z. Shit Krasniqi. Nuk synojmë të pasurohemi por synojmë të qeverisim përgjegjshëm me qytetarët e komunës sonë përfundoi z.Krasniqi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus