Kryesore » 2012 » Prill » 25 » Rrogat i qoj në hetime rektoratin
9:32 AM
Rrogat i qoj në hetime rektoratin
Universiteti i Prishtinës është duke u hetuar me dyshimet për parregullsi të shumta. Njësiti për Krime Ekonomike i Policisë së Kosovës, javë më parë ka marrë në Rektoratin e UP-së, listat e pagave për vitet 2010 e 2011. Mendohet se në disa raste paga mujore e një profesori ka mbërritur deri në 8 mijë euro.Krejt listat e pagave të Universitetit të Prishtinës për vitin 2010 dhe 2011 ndodhen në duart e Njësitit për Krime Ekonomike, njofton gazeta "Express”.Para një muaji, dy hetues nga ky njësit i Policisë së Kosovës, kanë shkuar në Rektoratin e UP-së dhe nga aty, i kanë marrë të shtypura listat e pagave për këto dy vjet.

Burime të "Expressit” nga hetuesia tregojnë se aty janë të shtypura të dhënat nga lista e pagave, e të cilat përfshijnë të ardhurat e të gjithë të punësuarve në këtë universitet.

"Përveç kopjeve, të dhënat janë marrë edhe në mënyrë elektronike nga kompjuterët e Sekretarit të Përgjithshëm të UP-së”, thotë burimi i gazetës.

Hetimet nga Njësiti për Krime Ekonomike kanë nisur pas dyshimeve se ka parregullsi të mëdha në paga, ku në disa raste, të ardhurat mujore të një profesori mendohet se kanë mbërritur deri në 8 mijë euro.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus