Popullariteti i Bashkimit Evropian në Kosovë mbetet i lartë. Në një referendum për t`iu bashkuar BE-së, 72% e qytetarëve do të kishin thënë "Po”, gjë që, sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, është një përqindje e cila nuk ka ndryshuar fare nga dy vitet e kaluara.Po sipas kësaj zyre, shumica besojnë se integrimi do të ishte një përparësi për Kosovën; pothuaj 90 % e të anketuarve e konsiderojnë si të rëndësishëm fuqizimin e lidhjeve me BE-në dhe më shumë se 70 % e tyre
... Lexo më shumë»
Një donacion i ardhur me urgjencë nga një vend arab në Këshillin e Bashkësisë Islame në Ferizaj, në vlerë prej më se 200 mijë eurosh për ndërtimin e një xhamie ka ndeshur Drejtorinë e Urbanizmit dhe qytetarët me KBI-në.Banorë të zonës VII urbane, në një debat publik të mbajtur për këtë çështje kanë refuzuar ngritjen e xhamisë jashtë kritereve urbane.Nga ana tjetër, Drejtoria por Urbanizëm ka insistuar që kjo xhami të përfshihet në planin urban, por, KBI-ja ka insistuar
... Lexo më shumë»
Me ndihmën e biznesmenit turk, Zekiria Konuogllu nga Inegoli, është mundësuar realizimi i projektit për ndërtimin e një xhamie që do të shërbej enkas për ceremonitë mortore në Mitrovicë. Në përurimin e këtij objekti në afërsi të Varrezave të Qytetit në Mitrovicë, përveç kryetarit Avni Kastrati, kanë marrë pjesë drejtues të Komunës së Inegolit, të prirë nga kryetari Alinur Aktash, mandej ministri Mahir Jaxhillar, përfaqësues të Këshillit të Bashkësisë Islame etj, njoft
... Lexo më shumë»
Policia bën të ditur arrestimin e tre personave të dyshuar për rastin sulm fizik- rrahje. Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur mbrëmë, në rrugën "Vëllezërit Fazliu”, në Prishtinë, ku pas një aksidenti trafiku, për shkak të mosmarrëveshjeve në mes palëve, ka filluar rrahja. Janë arrestuar të dyshuarit: J. Metolli, (51), F. Metolli, (22), dhe E. Metolli, (20) të gjithë meshkuj, shtetas të Kosovës. Ata dyshohen me bazë të kenë sulmuar fizikisht dhe rrahur viktimën,
... Lexo më shumë»
Edhe pse po bëhen gati një muaj që kur kanë kërkuar lirimin nga detyra e Bujar Bukoshi dhe Astrit Haraqija ende figurojnë në ueb faqet e qeverisë si pjesë e ekzekutivit. Njëri si zëvendëskryeministër e tjetri si zëvendësministër.Me 9 korrik, zyra e kryeministrit ka lëshuar një njoftim ku thuhet se "Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar zyrtarisht kërkesën për lirimin nga detyra të zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosov
... Lexo më shumë»
Ambasadori i Francës në Prishtinë, Jean Francois Fitou u është bashkuar zërave që kundërshtojnë ndryshimin e kufijve në Ballkan, duke nisur nga Kosova. Në një intervistë për të përditshmen kosovare "Epoka e Re”, Fitou ka deklaruar se qëndrimi i vendit të tij është se, sovraniteti dhe integriteti i Kosovës janë të pacënueshëm. Përsa i përket normalizimit të gjendjes në veri, diplomati francez ka sugjeruar që qeveria e Kosovës të bisedojë me serbët e atjeshë
... Lexo më shumë»
Tereni mjaft i vështirë për ndërhyrje bënë që zjarret të përhapen në bjeshkët e Deçanit. Drejtori për Shërbime Publike dhe emergjencë në këtë komunë, Admir Hasani tha se është arritur të lokalizohet një pjesë e zjarreve. Por, ai shton se rreziku për përhapje më të madhe të tyre mbetet në bjeshkët e Bellesë."Zjarret në Jedovë, Bjeshkë të Carrabregut dhe afër Manastirit janë nën kontroll. Kurse në Bjeshkën e Bellesë është e pamundur të vihet nën kontroll zjarri për sh
... Lexo më shumë»
Procesi i konfirmimit të aktakuzës ndaj Prokurorit Nazmi Mustafi, vëllezërve Zherka dhe Mirela Ndocit fillon më 11 shtator. Ftesat u janë shpërndarë palëve, por jo edhe aktakuza, e cila është ngritur para një jave. Avokatët mbrojtës janë ankuar për pabarazi nga EULEX-i, ndërsa në vazhdim të raportimit për këtë rast KTV-ja sjell dëshminë e Reshad Zherkës, i cili para prokurorit ka mohuar të ketë marrë para nga Pashk Mirashi apo dikush tjetër në llogari
... Lexo më shumë»
Ish kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, së bashku me dy zyrtarë të tjerë komunalë, Selami Zylfiun e Hasan Keqmezin po hetohet në bazë të një kallëzimi penal që ka dorëzuar në Prokurorinë e Qarkut në Gjilan Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit. Ish kryetari i Komunës së Kamenicës është përballur me një kallëzim penal që ka ngritur policia e Gjilanit për veprën penale "keqpërdorimi i detyrës zyrtare”Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit,Isme
... Lexo më shumë»
Prokuroria komunale e Prishtinës do të fillojë marrjen në pyetje të deputetëve të cilët ishin përfshirë në përleshje një muaj më parë. Bekim Haxhiu dhe Florin Krasniqi të premten do të paraqiten para prokurorit të çështjes për të sqaruar arsyet që ka ardhur deri te konflikti. Deputeti Haxhiu thotë të ketë qenë i sulmuar dhe e tërë kjo është e planifikuar nga lideri i Vetëvendosjes Albin KurtiFlorin Krasniqi dhe Bekim Haxhiu-Kamishi do
... Lexo më shumë»
Ekziston rreziku se autoritetet e Prishtinës mund të përkulen para presionit të bashkësisë ndërkombëtare dhe të pranojnë që në shtator të nisë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i cili mund të evoluojë në format politik. Analistët në Prishtinë, sikurse edhe partitë e taborit opozitar, shfaqin shqetësimin e tyre se vazhdimi i negociatave mes palës kosovare dhe asaj serbe është i pashmangshëm, pas mesazheve të përfaqësuesve të shteteve të mëdha perëndimore drejtuar Prishti
... Lexo më shumë»
Mjetet lokale serbe të informimit në Mitrovicë kanë njoftuar se, pas dhjetë ditëve të bllokadës së rrugës alternative nëpërmjet Tresavës në veri të Kosovës, KFOR-i është tërhequr dhe tani po lejohet qarkullimi i të gjitha automjeteve përfshirë edhe ato me peshë mbi tre tonë. Kryetari i Leposaviqit, Dragisha Vasiq, u ka thënë medieve serbe, se komunikacionit në atë pjesë po zhvillohet pa kurrfarë pengesash, ndërsa edhe serbët i kanë larguar pengesat nga rruga në pjesën ne
... Lexo më shumë»