Kryesore » 2012 » Gusht » 7 » Ferizajasit nuk duan xhami jashtë standardeve urbane
6:36 PM
Ferizajasit nuk duan xhami jashtë standardeve urbane
Një donacion i ardhur me urgjencë nga një vend arab në Këshillin e Bashkësisë Islame në Ferizaj, në vlerë prej më se 200 mijë eurosh për ndërtimin e një xhamie ka ndeshur Drejtorinë e Urbanizmit dhe qytetarët me KBI-në.Banorë të zonës VII urbane, në një debat publik të mbajtur për këtë çështje kanë refuzuar ngritjen e xhamisë jashtë kritereve urbane.Nga ana tjetër, Drejtoria por Urbanizëm ka insistuar që kjo xhami të përfshihet në planin urban, por, KBI-ja ka insistuar që për xhaminë leja të jepej deri më 14 gusht, ose donacioni i ardhur nga një vend arab të humbej, raporton Koha.Qazime Vata, drejtoreshë e Urbanizmit, ka thënë se një çështje e tillë duhet bërë konform ligjeve. "Neve na duhet një mendim i përbashkët i qytetarëve për objektet publike, sepse ne nuk duam të ndërtojmë objekte që irritojnë apo pengojnë qytetarët, ato duhet të kenë qasje të mirë urbane, andaj ju kemi ftuar këtu që së bashku të shohim se a mund ta lëshojmë lejen apo jo për xhaminë para se të hartohet plani rregullues për zonën e juaj, që është në hartim e sipër”, ka thënë Vata.Banorët e lagjeve të rrugëve "Zejnullah Zejna”, "Luigj Gurakuqi”, "Tetova” si dhe rruga "Melihate Ajeti” kanë shfaqur habinë për ngutjen e KBI-së për ndërtimin e xhamisë, duke u zotuar se do të kundërshtojnë ndërtimin e një xhamie jashtë standardeve urbane.Pas luftës janë ndërtuar disa xhami që nuk korrespondojnë me stilin e xhamive të ndërtuara tradicionalisht në Kosovë. Kjo ka ndodhur për arsye se vendet që kanë bërë donacione kanë imponuar traditën e tyre, gjë që shpesh ka shkaktuar edhe reagimin e qytetarëve.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus