Prokuroria komunale e Prishtinës do të fillojë marrjen në pyetje të deputetëve të cilët ishin përfshirë në përleshje një muaj më parë. Bekim Haxhiu dhe Florin Krasniqi të premten do të paraqiten para prokurorit të çështjes për të sqaruar arsyet që ka ardhur deri te konflikti. Deputeti Haxhiu thotë të ketë qenë i sulmuar dhe e tërë kjo është e planifikuar nga lideri i Vetëvendosjes Albin KurtiFlorin Krasniqi dhe Bekim Haxhiu-Kamishi do të takohen të premten në zyrat e Prokurorisë Komunale në Prishtinë. Haxhiu, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Krasniqi, nga Lëvizja "Vetëvendosje” kanë marrë ftesë nga prokurori për t’u marrë në pyetje në lidhje me përleshjen që dy deputetët kanë pasur më 28 qershor në Kuvendin e Kosovës.Deputet Haxhiu, tregon se ka marrë ftesë nga prokurori në cilësinë e të sulmuarit. Ai tha se dihet që ka qenë i sulmuar pabesisht nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe truprojave të tyre. "Do t’i përgjigjem pozitivisht prokurorit dhe do të kërkojë nga ai që të vërtetojë se sulmi ndaj meje ka qenë i planifikuar nga lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe i ekzekutuar nga grupi parlamentar i kësaj Lëvizje dhe truprojat e tyre”, tha Haxhiu për Express. Ai thotë se do të kërkoi nga prokurori të vërtetojë motivet e sulmit ndaj tij të cilat, sipas tij, kanë të bëjnë me demaskimin që i ka bërë Kurtit me takimet që i ka pasur me sigurimin sekret serb UDB-BIA.
"Jam i bindur se kjo është edhe detyrë e prokurorisë të dëshmojë qëllimin e takimit të Kurtit në janar të vitit 2004 në Binqë dhe rolin e këtij takimi”, tha Haxhiu. Edhe Florin Krasniqi i kontaktuar nga Express konfirmon se ka marrë ftesë nga prokuroria me anë të së cilës ai është ftuar që të premten të paraqitet në Prokurori në cilësinë e dëshmitarit.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus