Policia bën të ditur arrestimin e tre personave të dyshuar për rastin sulm fizik- rrahje. Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur mbrëmë, në rrugën "Vëllezërit Fazliu”, në Prishtinë, ku pas një aksidenti trafiku, për shkak të mosmarrëveshjeve në mes palëve, ka filluar rrahja. Janë arrestuar të dyshuarit: J. Metolli, (51), F. Metolli, (22), dhe E. Metolli, (20) të gjithë meshkuj, shtetas të Kosovës. Ata dyshohen me bazë të kenë sulmuar fizikisht dhe rrahur viktimën, A. Leci, (31), mashkull, shtetas i Kosovës.Ndaj të dyshuarve është shqiptuar masën e arrestit policor, për t’i dërguar më pas në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë për hetimin e mëtejmë të rrethanave të rastit, para se rasti t’i kalojë gjykatës kompetente, thuhet në njoftim.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus