Ish-kryeministri britanik, Tony Blair ka mbajtur një fjalim inkurajues në Prishtinë, kur ka folur për të ardhmen që e pret Kosovën. Gjatë fjalimit të tij, Blair është shprehur krenar për ndërhyrjen në Kosovë dhe ka shprehur dëshirën që figura e tij të jetë pjesë edhe e së ardhmes së saj. "Jam krenar për ato që bëra për Kosovën. Jam krenar për njerëzit e saj që e kanë lënë pas të kaluarën. E dua këtë vend dhe njerëzit e tij”, ka thënë Blair. "Unë nuk d
... Lexo më shumë»
Dogana e Kosovës ka parandaluar një tentim të kontradandimit të mallrave, respektivisht të barnave, bëhet e ditur përmes një njoftimi për medie.Oficeret doganorë gjatë patrullimeve rutinore kanë dyshuar se një veturë e parkuar në një restorant në rajonin e Mitrovicës mund të ketë mallra të kontrabanduara. Në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës është bërë kontrollimi i veturës nga jashtë, ku janë parë indikacione se vetura ka mallra në brendi të saj. Meqë pronari i ve
... Lexo më shumë»
Ministri i Punëve të Brendshëm, Bajram Rexhepi ka premtuar se 95 kriteret që përfshihen në liberalizimin e vizave në aspektin teknik do të plotësohen, por si problem ai e sheh numrin e azil kërkuesve dhe luftimin e krimit të organizuar, por nuk ka dhënë ndonjë datë se kur Kosova do të fitojë liberalizimin vizave. Ai këto komente i bëri pas takimit me ministren e Drejtësisë së Suedisë, Beatrice Ask, me ç’rast kjo zyrtare e lartë konfirmoi mbështetjen që Kosova sa
... Lexo më shumë»
Dy kiosqeve në pjesën veriore të Mitrovicës iu është vënë zjarri qëllimisht, kanë njoftuar burime të "Kohës Ditore”. Djegien e kiosqeve në veri të qytetit e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë. Tog, Sami Mehmeti, ka theksuar se gjatë natën ndërmjet të dielës dhe të hënës, në veri të Mitrovicës, janë shkatërruar nga zjarri dy kiosqe. Policia dhe njësitë e saj të specializuar kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, ka thënë Mehmeti. Sipa
... Lexo më shumë»
Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Çnjerëzor si ndëshkimit (KKE) me seli në Strasburg përmes një raporti ka shprehur shqetësimet e tij për situatën në burgjet serbe. KKE u ka rekomanduar autoriteteve serbe se kjo dhunë policore dhe të gjitha format e abuzimit janë të papranueshme dhe do të jetë subjekt për ndjekje ndaj Beogradit me sanksione të rënda, thuhet në raportin e KE, të cilin e ka siguruar agjencia "Presheva Jonë”.N
... Lexo më shumë»
Kreu i Policisë së Shqipërisë, Hysni Burgaj, duke folur nga Gjirokastra, ka premtuar se policia do të hyjë shumë shpejt në Lazarat, për të shkatërruar hashashin e mbjellur. Ai tha se këtë gjë policia do ta bëjë në bashkëpunim me banorët e Lazaratit. "Ne nuk do rreshtim së godituri këtë fenomen. Një ndër qëllimet kryesore dhe prioritetet e policisë është që të parandalojmë që në embrion kultivimin e bimëve narkotike. Së shpejti do të kemi inspektim me avion t
... Lexo më shumë»
Rivendosja e kontrollit kufitar në vendet e zonës Shengen do të ndjehet më se paku nga qytetarët e Kosovës. Kosovarët duke sikur jetojnë në një geto.Vula me shkronjën "R” sipër, e cila përkthehet si refuzim i vizës vihet shpesh në pasaportat e qytetarëve, të cilët për një arsye apo tjetër dëshirojnë të dalin jashtë Kosovës Personat të cilët refuzohen për vizë nuk janë thjeshte qytetarë të zakonshëm. Ky fenomen prek edhe personalitete të njohura të artit dh
... Lexo më shumë»
Një familje shqiptare është dëbuar nga qyteti i Velesit, nga presionet dhe dhuna e qytetarëve maqedonas. Familja e Musli Ahmedov u largua javën e kaluar duke u vendosur në Shkup, pas shumë presioneve që ajo të braktisë shtëpinë e tyre dhe të largohet nga ky qytet, ku shqiptarët sic thuhet janë të padëshirueshëm. Familja Ahmedov bëri të ditur se qytetarë maqedonas, kryesisht ish-pjesëtarë të forcave paramilitare gjatë konfliktit të vitit 2001 kis
... Lexo më shumë»
A. Gashi nga Plloçica e Malishevës vdiq nga pickimi i rriqrave. Vdekja e kësaj 16-vjeçareje pason atë të një djaloshi 14 vjeç nga Rahoveci. Mjekët në QKU tregojnë se në gjendje të rëndë ndodhet edhe një pacient. Banorët e zonës së prekur në Malishevë akuzojnë komunën dhe shtetin që nuk bënë asgjë për ta. Ajo nuk do ta marrë librezën me nota. A. Gashi ka vdekur një javë para se të mbarojë klasën e tetë. Pickimi i rriqrave i mori
... Lexo më shumë»
Ish-senatori zviceran, Dick Marty, nuk do të dëshmojë sot në rastin "Medicus”, edhe pse atij i ishte bërë ftesa muaj më parë nga trupi gjykuese i këtij rasti.Gjykata nuk ka dhënë sqarim pse senatori zviceran nuk ka ardhur e as pse nuk do ta japë dëshminë as përmes video-linkut.Marty u thirr si dëshmitar në rastin "Medicus”, pas kërkesës se prokurorit Jonathan Ratel, i cili pati thënë se "Unë i kam të gjitha arsyet që të besoj se Marty ka në dorë evidencën për kë
... Lexo më shumë»
Një korporatë turke ku Kryeshef Ekzekutiv është dhëndri i kryeministrit të këtij vendi Rexhep Taip Erdogan mund të jetë pronarë i një njësie të Korporatës Energjetike të cilën e ka nxjerrë në shitje Qeveria e Kosovës. Erdogan në Turqi është akuzuar nga partia më e madhe opozitare për keqpërdorim të autoritetit të tij si Kryeministër për dobi të "Çalik Holding”, ku kryesues është miku i tij Ahmet Çalik e Kryeshef Ekzekutiv i k
... Lexo më shumë»
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preleminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Kaçanikut. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Besim Ilazi, ka fituar me 52.92 për qind të votave.Me këtë rezultat, PDK-ja siguron mandatin e kryetarit pa pasur nevojë për balotazh, ka konfirmuar Daka.Paraprakisht edhe koalicioni i organizatave orga
... Lexo më shumë»
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi e mbështet vendimin e KFOR-it për heqjen e barrikadave në veri të Mitrovicës, edhe pse thotë se një hap i tillë është dashur të merret shumë më herët. Ai vlerëson se është gabim të cilësohet arritje e madhe hapja e Zyrës Administrative në veri të Kosovës. "Hapja e Zyrës në një nivel të tillë, është një lloj paralelizmi tjetër që Qeveria i bën vetvetes”, ka thënë Selimi për "Tribuna Shqiptare”.Ndërkohë, deputeti i Vet
... Lexo më shumë»