Kryesore » 2012»Qershor»18 » Azilkërkimi e krimi i organizuar vonojnë liberalizimin e vizava
3:36 PM
Azilkërkimi e krimi i organizuar vonojnë liberalizimin e vizava
Ministri i Punëve të Brendshëm, Bajram Rexhepi ka premtuar se 95 kriteret që përfshihen në liberalizimin e vizave në aspektin teknik do të plotësohen, por si problem ai e sheh numrin e azil kërkuesve dhe luftimin e krimit të organizuar, por nuk ka dhënë ndonjë datë se kur Kosova do të fitojë liberalizimin vizave. Ai këto komente i bëri pas takimit me ministren e Drejtësisë së Suedisë, Beatrice Ask, me ç’rast kjo zyrtare e lartë konfirmoi mbështetjen që Kosova sa më shpejtë të jetë pjesë e liberalizimit të vizave. Pas takimit të zhvilluar të hënën, ministri Rexhepi dhe ministrja Ask kanë nënshkruar një marrëveshje mes dy ministrive, e cila parasheh bashkëpunimin policor, shkëmbimin e informatave në mënyrë që të luftohet krimi i organizuar dhe dukuritë e tjera, raporton Telegrafi.
Ministri Rexhepi deklaroi se Kosova shumë shpejt mund të dërgojë atashe policor në Suedi.
E pyetur se kur Kosova mund të jetë pjesë e procesit të liberalizimit të vizave, ministrja suedeze Betrice Ask ka thënë se dhënia e një date është e pamundur tash për tash. Ajo gjithashtu ka theksuar se Suedia e ka në agjendë që edhe Kosova të jetë pjesë e liberalizimit të vizave, në mënyrë që rinjve të Kosovës të ju jepet shpresë.
Nga ana tjetër ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë se ato 95 kritere do mund të plotësohen në pjesën teknike deri në fund të vitit.
"Dy probleme mund të jenë kryesore në këtë rrugëtimin tonë drejt liberalizimit, një prej tyre është nëse numri i azilkërkuesve është i madh, pavarësisht mendimeve të gazetarëve që nganjëherë thonë, është demagogji, e përsërisë armiku më i madh i liberalizimit do të jetë nëse edhe më tutje qytetarët e Kosovës keqpërdoren nga agjencione të ndryshme, duke iu premtuar azil dhe do të qëndrojë numri i madh”, ka thënë Rexhepi.
Madje ai ka përmendur që njëri nga ato shtete që ka pas shqetësime është edhe Suedia bashkë me Belgjikën dhe Francën. Ai ka premtuar që do të punohet në këtë drejtim edhe përmes kampanjave informuese që të vetëdijesohen qytetarët.
Një problem tjetër e Rexhepi e ka përmendur edhe luftimin e krimit të organizuar, duke shtuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të luftuar këtë dukuri.
As Rexhepi sikurse ministrja Ask nuk ka dashur që të jap një datë se kur Kosova do të përfshihet në liberalizim.
"Unë mund të them për pjesën teknike deri ka fundi i vitit mund të plotësojmë, kur do të marrim askush nuk mund të jap datë dhe askush nuk mund të jep”, ka deklaruar Rexhepi.
Ai ka thënë se liberalizimi i vizave nuk do të lidhet drejtpërdrejt me suksesin në veri, për arsye se kjo nuk varet nga institucionet e Kosovës, por nga ato që janë prezent si KFOR-i dhe EULEX-i.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus