Selimi: Qeveria i krijon vetes institucione paralele
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi e mbështet vendimin e KFOR-it për heqjen e barrikadave në veri të Mitrovicës, edhe pse thotë se një hap i tillë është dashur të merret shumë më herët. Ai vlerëson se është gabim të cilësohet arritje e madhe hapja e Zyrës Administrative në veri të Kosovës. "Hapja e Zyrës në një nivel të tillë, është një lloj paralelizmi tjetër që Qeveria i bën vetvetes”, ka thënë Selimi për "Tribuna Shqiptare”.Ndërkohë, deputeti i Vetëvendosjes vlerëson se partia e tij nuk e ka mbështetur më herët, e as nuk e mbështet as tash ndonjë marrëveshje për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus