Ish-kryeministri britanik, Tony Blair ka mbajtur një fjalim inkurajues në Prishtinë, kur ka folur për të ardhmen që e pret Kosovën. Gjatë fjalimit të tij, Blair është shprehur krenar për ndërhyrjen në Kosovë dhe ka shprehur dëshirën që figura e tij të jetë pjesë edhe e së ardhmes së saj. "Jam krenar për ato që bëra për Kosovën. Jam krenar për njerëzit e saj që e kanë lënë pas të kaluarën. E dua këtë vend dhe njerëzit e tij”, ka thënë Blair. "Unë nuk dua të jem pjesë vetëm e së kaluarës tuaj, por edhe e së ardhmes. Kosova do zërë vendin e saj mes kombeve të tjera”, ka shtuar ish-kryeministri. Blair, një ndër mbështetësit më të fuqishëm të pavarësisë së Kosovës, po realizon vizitën në Prishtinë përmes fondacionti të tij, "Faith Foundation”.
Kjo është vizita e dytë që zoti Blair bën në Kosovë brenda pak kohësh, pas asaj të vitit të kaluar që u zhvillua me ftesë të kryeministrit Hashim Thaçi.
Blair dhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton ishin ndër liderët botërorë që mbështetën më shumë se kushdo tjetër ndërhyrjen në Kosovë për të ndaluar spastrimin etnik serb, të udhëhequr nga Sllobodan Millosheviç.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus